...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Palestinezët vazhdojnë të protestojnë mes vrasjesh, plagosjesh dhe shqetësimesh

Pas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe Gjermania shprehet e shqetësuar për trazirat e përgjakshme mes izraelitëve dhe palestinezëve të premten. Ndërkohë presidenti palestinez, Mahmud Abas shpalli ditë kombëtare zie.

DW

31/03/2018 - 14:31

Qeveria gjermane paraqitet e shqetësuar për dhunën e përgjakshme në gaza. Ministrie Jashtme gjermane bën "thirrje urgjente që të gjitha palët të lenë veprimet që sjellin shkallëzimin e situatës dhe ku rrezikohet sërish jeta e njerëzve."

Presidenti palestinez, Mahmud Abas shpalli ditë kombëtare zie, pas trazirave të përgjakshme të premten. Shkollat dhe universitetet do të mbeten të mbyllura.

Të paktën 17 të vdekur palestinezë dhe 1400 të plagosur, ky është bilanci, sipas të dhënave palestineze i protestave të ''Ditës së Truallit" të premten (30.03). Ushtria iraelite veproi, si ishte paralajmëruar, me të gjithë forcën duke përdorur municion kundër demonstruesve në gardhin kufitar të Rripit të Gazës. Demonstruesit përkujtonin dëbimin e familjeve të tyre pas themelimit të Izraelit në vitin 1948. Izraeli e refuzon kthimin.

Po të premtne u mblodh edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një seancë urgjente me kërkesë të Kuvajtit. Por nuk u arrit në një deklaratë të përbashkët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi megjithatë sqarime se si u vranë apo u plagosën njerëzit gjatë protestave të palestinezëve. Ai bëri thirrje për heqjen dorë nga veprime që mund të shkaktojnë viktima të tjera, sipas zëdhënësit të Guterres. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres kërkon ''hetim transparent e të pavarur."

Seancë pa qëndrim të përbashkët

OKB është e shqetësuar se situata në Rripin e Gazës do të përkeqësohet në ditët e ardhshme. Izraeli duhet të plotësojë detyrimet e tij në kuadër të të drejtave të njeriut, u shpreh zëvendësdrejtuesi i OKB-së për Çështjet Politike, Taye-Brook Zerihoun. Sipas të dhënave palestineze, të premten më shumë se 20.000 vetë iu bashkuan „Marshimit për Kthim". Protestat e thirrura nga Hamas do të zgjasin deri më 15 maj. Shkak për këtë janë festimet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Izraeli. Por 15 majin palestinezët e shohin si ditën e katastrofës, Dita e Nakbas. Në luftën e parë në Lindjen e Afërt në vitin 1948, u larguan nga vendi apo u dëbuan 700.000 palestinezë.

la/(afp, dpa,rtr)   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA