Pasuria e miliarderëve arrin nivele rekord gjatë C-19
Miliarderët e botës kanë kaluar një periudhë jashtëzakonisht të kënaqshme gjatë pandemisë së koronavirusit duke rritur pasuritë e tyre të stërmëdha në një rekord të ri prej 10.2 trilionë dollarësh
SHJ
07/10/2020 - 16:08
Një raport i bankës zvicerane UBS ka zbuluar se miliarderët kanë rritur pasurinë e tyre me më shumë se një të katërtën, 27.5 për qind, në kulmin e krizës, nga prilli në korrik, ndërkohë që miliona njerëz në të gjithë botën humbën vendet e tyre të punës ose përpiqeshin të mbijetonin me skemat qeveritare.
Raporti doli në përfundimin se miliarderët kanë përfituar kryesisht nga vënia e basteve mbi rimëkëmbjen e bursave kur ato ishin në pikën më të ulët të tyre gjatë izolimeve globale të marsit dhe prillit. UBS thotë se pasuria e miliarderëve ka shënuar një rekord të ri duke kapërcyer atë të mëparshmin prej 8.9 trilionë dollarësh të arritur në 2017.
Numri i miliarderëve po ashtu është rritur duke shënuar edhe ai një rekord të ri, 2189 nga 2158 që ishin në 2017. Raporti i UBS nuk bën një renditje të më të pasurve të botës, por, njeriu më i pasur i planetit është Jeff Bezos, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Amazon me 189 miliardë dollarë. Topchannel
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 12 reads