Putini njeh tërthorazi Kosovën: përplaset me kreun e OKB-së dhe zgurdullon sytë e Beogradit
Lëvizja për të njohur shkëputjen e rajonit të Donbasit u bazua në shembullin e Kosovës, i themeluar nga një gjykatë e OKB-së
SHJ
27/04/2022 - 08:44
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shkoi për një vizitë në Kremlin për të ndihmuar në krijimin e koridoreve humanitare në zonat e luftës. Në bisedë me Putinin ky i fundit i tha arsyet e nisjes së veprimeve ushtarake. Lëvizja për të njohur shkëputjen e rajonit të Donbasit u bazua në shembullin e Kosovës, i themeluar nga një gjykatë e OKB-së, pasi populli që jetonte në lindje të Ukrainës refuzoi grushtin e shtetit të mbështetur nga perëndimi në vitin 2014. Për t`i nënshtruar, Kievi përdori dhunën ushtarake e cila çoi në përplasje tetë vjeçare, tha Putini mes të tjerash.
”Më kujtohet mjaft mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se në ushtrimin e të drejtës për vetë-vendosje, një territor i çdo shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij në autoritetet qendrore të vendit” tha Putini.
Guterres u kundërpërgjigj se vetë OKB-ja nuk e njeh Kosovën si një entitet të pavarur, duke e parë atë si pjesë e Serbisë. Putini ia priti se shembulli ligjor është meqë Kosova u njoh nga shumë vende perëndimore.
”Kështu shumë shtete në botë, duke përfshirë kundërshtarët tanë në perëndim, e kanë bërë këtë me Kosovën. Kosova është njohur nga shumë shtete ―është fakt― nga shumë vende perëndimore ajo njihet si shtet i pavarur. Ne vepruam njësoj për sa i përket republikave të Donbasit”, tha Putini, duke sqaruar se republikat në fjalë kërkuan nga Moska ndihmë ushtarake ― duke u përputhur plotësisht me Kartën e OKB-së.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 244 reads