...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini zhvlerësoi sistemet raketore anglo-amerikane ndërsa Rusia shkatërroi dërgesat e reja në Kiev

Medvedevi paralajmëroi se nëse sulmohësh Rusia dhe infrastruktura kritike e saj me armë konvencionale, përdorimi i armëve bërthamore nuk mund të përjashtohet.

SHJ

28/05/2022 - 18:09

Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvilluar disa herë bisedime me zyrtarë ukrainas lidhur me kërkesat e Kievit për armë të reja e më të avancuara, që mund të ndihmojnë në zmbrapsjen e forcave ruse në Donbas. Por ata nuk kanë pranuar të thonë publikisht se kur mund t’i dërgohen këto sisteme Ukrainës.

Kievi i ka bërë thirrje për javë të tëra Uashingtonit për sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, (MLRS), të cilat janë më të fuqishme dhe më të manovrueshme sesa sistemet e tjera të artilerisë që Uashingtoni dhe Perëndimi kanë ofruar deri më sot.

Thirrjet u bënë edhe më të forta për shkak të përparimit të forcave ruse në Ukrainën lindore, çka zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes e kanë cilësuar si "përparim në rritje", në një luftë ku është përdorur kryesisht artileri e rëndë e armë me rreze të gjatë veprimi.

Gjatë një komunikimi me gazetarët sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby tha se Uashingtoni është në dijeni të kërkesave të Ukrainës për sisteme raketash të shumëfishta, po shtoi se nuk mund të komentojë rreth një vendimi që nuk është marrë ende.

Zoti Kirby tha se SHBA-të po punojnë çdo ditë për të futur armatime në Ukrainë, të cilat po i ndihmojnë ukrainasit në betejën e tyre ndaj Rusisë. Pavarësisht komenteve të vakta të sekretarit të Shtypit të Pentagonit, ka disa indikacione se zyrtarët amerikanë mund të jenë gati të dërgojnë në Ukrainë, sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, për të ndihmuar në frenimin e ofensivës ruse. Voa

Në fakt agjenci të tjera lajmesh amerikane si New York Times njoftuan më herët duke cituar zytarë të paemëruar se Bajdeni ka dhënë dritën e jeshile për dërgimin e sistemeve raketore me rreze të gjatë.

Këto njoftime shtynë ambasadorin rus në SHBA të paralajmëronte këtë të fundit se rrezikonte me pasoja të paparashikueshme sigurinë botërore, sepse ushtria ukrainase do të ketë aftësinë e sulmit të qyteteve ruse dhe do të detyronte Rusinë të përdorte edhe ajo armë më të rënda dhe lufta do të merrte karakter ndërshtetëror se sa siç është tani: shtetëror. Kështu megjithëse ushtria ukrainase ka sisteme të ngjashëm sovjet, sistemet në fjalë kanë rreze më të gjatë, janë më të përpikta, më të lëvizshme, dhe mund të drejtohen me satelitë dhe raketa taktike balistike.

Dy ditë më pas Bajdeni tha se SHBA-ja nuk do të dërgojë raketa me rreze të gjatë. Megjithatë, nuk kaluan 48 orë dhe Uashingtoni e “drodhi”: do t`i dërgojë rakteta me rreze të gjatë Ukrainën në paketën e re. Si duket Kievi “kërcënoi” Uashingtonin me braktisje të luftës. 

Administrata e Bajdenit në fakt njoftoi se do të dërgonte Sisteme Raketore Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë M142 të njohur ndryshe se Himars. Këto sisteme janë lëshues të lëvizshëm të aftë të godasin objektiva nga më shumë se 60 km deri në afërsisht 500 km në varësi të municionit të përdorur. SHBA-ja do të dërgojë si fillim katër sisteme nga këta, dhe trajinimi i forcave të ukrainës do të marrë të paktën tre javë.

Zyrtarë të lartë amerikanë thane gjithashtu se SHBA-ja do të dërgonte municione me përpikmëri të lartë të njohura si GMLRS. Kievi i ka kërkuar prej kohësh këta sisteme me qëllim që ta lejojë atë të godasë forcat ruse nga distanca më të largëta, duke thënë se ata janë të nevojshëm për të zhvilluar kundërsulm tokësor. 

Rusia u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se Moska e sheh ndihmën ushtarake të SHBA-së ndaj Ukrainës tejet nagativisht dhe se ajo do të rriste rreziqet e përballjes së drejtpërdrejt.

Dy ditë pasi u njoftua se SHBA-ja do të dërgonte sisteme raketore me rreze të gjatë, pas së cilës rendi dhe Britania, e cila do të dërgojë të njëjtët sisteme (M270) por me rreze më të gjatë (mbi 300 km), për të cilat ministri i jashtëm amerikan, Blinken tha se “ukrainasit dhanë garanci se nuk do të përdoren brenda territorit rus”, ish-presidenti rus, Medvedevi paralajmëroi se nëse sulmohësh Rusia dhe infrastruktura kritike e saj me armë konvencionale, përdorimi i armëve bërthamore nuk mund të përjashtohet.

Kjo është, sipas tij, doktrina ushtarake ruse, e cila përdoret vetëm nga presidenti rus ndërsa nxiti shtetet e tjerë të “marrin në konsideratë gjithë realitetet” dhe theksoi se “asnjëri nuk do luftë bërthamore”. “Ajo është një fund vdekjeprurës, ajo është fundi i njerëzimit, dhe ne duhet të gjithë të bëjmë diçka me qëllim që një katastrofë bërthamore kurrë të mos ndodh”.

Ai kujtoi, gjithashtu, faktin historik, se armët bërthamore i ka përdorur SHBA-ja, duke nënkuptuar se ajo mund t`i përdorë sërish në kohën kur SHBA-ja përdor si doktrinë ushtarake “sulmin e parandalimit”―çka nënkupton se ajo mund të sulmojë e para kundër Rusisë. Por me raketat që po i jep Ukrainës nuk është e nevojshme të përdorë doktrinën e saj për sa kohë që ushtria ukrainase mund të sulmojë Rusinë dhe kjo, si përgjigje të përdorë armë bërthamore dhe SHBA-ja të shfajësojë veten.

...

Sidoqoftë, Putini paralajmëroi Ukrainën dhe SHBA-në se nëse raketat me rreze të gjatë dërgohen, Rusia do të godase objektiva që nuk i ka goditur deri tani. “Nëse ato jepen, ne do të nxjerrim përfundimet tona dhe do të përdorim armët tona, prej të cilave kemi mjaftueshëm, me qëllim që të sulmojmë ato objekte që nuk i kemi goditur deri tani”, tha ai në një intervistë për “Russia 1” ndërsa sqaroi se ushtria ukrainase ka tashmë sisteme të epokës sovjete, Grad, Smerch, dhe Uragan të të njëjtit tip dhe për të njëjtën arsye tha ai fuqia e saj ushtarake nuk do të ndryshojë me raketat anglo-amerikane. Sipas tij gjithë zhurma që bëhet me raketat në fjalë i shërben një qëllimi: zgjatjes së konfliktit ushtarak sa të jetë e mundur.

Vërtet, një ditë më pas ministria e mbrojtjes ruse njoftoi se kishte goditur me raketa të përpikmërisë së lartë një impiant riparues vagonash në periferi të Kievit duke shkatërruar tanke T-71 dhe armatime të tjera të dhëna nga vendet evropiane lindore në Ukrainë. Sulmi shkatërroi 46 kamanda, 123 artileri dhe njësi betoni në pozicione zjarrlëshuese dhe 498 zona me armatime ushtarake.   

Si fillim sistemet raketore u paraqitën ndryshe nga anglo-amerikanët: me rreze shumë më të vogël: 70 dhe 80 km. Por më vonë u zbulua rrezja e tyre e vërtetë. 

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA