...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rumania përpara një shtrëngate tjetër: kapjes së drejtësisë nga elita dhe protestave të 'shoqërisë civile'

Rreth 50.000 rumunë protestuan të dielën në të gjithë vendin kundër reformës së planifikuar të drejtësisë të qeverisë.

27/11/2017 - 20:35

Dhjetëra mijëra rumunë dolën sërish në rrugë, për ta mbrojtur nga gjymtimi shtetin juridik të tyre. Analogji me demonstratat që çuan në dhjetor 1989 në rrëzimin e diktatorit komunist Çaushesku të vijnë në mendje. Sot, 28 vjet më vonë dhe dhjetë vjet pas anëtarësimit të vendit në BE, shoqëria civile mbrohet kundër përpjekjeve të socialdemokratëve postkomunistë (PSD) për të kontrolluar drejtësinë dhe për të bërë pa efekt luftën e suksesshme kundër korrupsionit.

Protestat janë ende të paqta, por drejtues të PSD kanë shpallur shpagim. Një manifestim gjigand i mbështetësve të tyre do të organizohet "përtej Brukselit dhe që të dëgjohet deri në Mars". Humbje realiteti à la Çaushesku. Edhe ai mendonte se populli i "i tij" mund të manipulohej në vazhdimësi dhe e mblodhi demonstrativisht në dhjetor 1989 popullin duke besuar mbështetje të përjetshme dhe mirënjohje. Dhe në fund ju desh të largohej me helikopter nga tarraca e qendrës së partisë së tij, për t'u shpëtuar masave të njerëzve, të cilët donin të shpëtonin më në fund nga diktatura.

PSD- një grumbull rrënojash

Sa thellë mund të zbresë një parti, e cila e quan veten socialdemokrate, por ndodhet vetë e mbërthyer nga grupe të korruptuara të interesit? Grupe, të cilat që kur e kanë marrë pushtetin para një viti, nuk njohin objektiv tjetër, veç nënshtrimit të drejtësisë - për të shpëtuar veten.

PSD është thellësisht e përçarë. Ende kampi rreth kryetarit të partisë Liviu Dragnea ka përparësi. Politikani i dënuar me fuqinë e ligjit u ka shpërndarë poste të rëndësishme pasuesve të tij. Por përballë përpjekjeve të përsëritura të tij, që si President i parlamentit të lëvizë fijet për interesin e tij, hendeqet brenda partisë bëhen gjithnjë e më të thella. Mbështetës të mëparshëm largohen prej tij dhe duan ta mbrojnë partinë nga rrëzimi përfundimtar.  Në rast nevoje, dëgjon më shpesh, ata do ta rrëzonin shefin e tyre, për të qendruar edhe më tej në qeveri. Kjo nuk do të ishte hera e parë në historinë e kësaj partie.

Schwartz Robert Kommentarbild App

Shpëtimi i fundit - shoqëria civile?

Shoqëria civile nuk impresionohet më nga kjo lojë. Asaj i është dashur të pranojë, që fitorja e saj e pjesshme e fillimit të vitit ishte jetëshkurtër. Dekreti me të cilin qeveria e re e drejtuar nga PSD donte të neutralizonte drejtësinë u tërhoq në shkurt nga presioni i rrugës, por trupa e Dragneas iu vu punës menjëherë që ligjet e diskutueshme t'i miratonte "në mënyrë demokratike" në parlament. Me shumicën e sigurtë të deputetëve të saj në parlament, kjo nuk duhet të jetë e vështirë.

Shpresa e mbrojtësve të shtetit juridik, nga ky shkak bazohet te Presidenti liberal i shtetit, Klaus Iohannis. Në shkurt ai u bashkua me protestuesit dhe bëri të ditur disa herë se do të përdorë të gjitha mjetet që i vë në dispozicion kushtetuta për ta ndalur këtë projekt. Në llogari të fundit kjo do të thotë që të mbahet një referendum - pra një vendim i shoqërisë civile. A do të ketë Iohannis guximin për këtë?   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA