...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia ‘demaskon’ aleancën euro-atlantike për mosluftimin e nazizmit

Asambleja e OKB-së votoi dhe miratoi dje me shumicë votash (105, me 52 kundër dhe 15 abstenime) rezolutën kundër glorifikimit të nazizmit

SHJ

04/11/2023 - 16:41

Asambleja e OKB-së votoi dhe miratoi dje me shumicë votash (105, me 52 kundër dhe 15 abstenime) rezolutën kundër glorifikimit të nazizmit të paraqitur nga Rusia. BE-ja, Shqipëria dhe disa vende të tjerë, pjesë e aleancës euro-atlantike, votuan kundër, sepse, siç sqaroi përfaqësia e BE-së atje, po përdoret nga Moska.

“Ne dënojmë fuqishëm keqpërdorimin politik të rrëfenjës anti-naziste dhe refuzojmë pamëdyshje përdorimin e pasaktë dhe papërshtatshëm të termit ‘çnazifikim’ për të përligjur agresionin jonjerëzor, luftën mizore dhe të paligjshme kundër Ukrainës, ndikimet e vazhdueshme dhe të kobshme, jo vetëm për popullin ukrainas por për gjithë popujt e botës”, citon sqarimi mes të tjerash.

Shqipëria pati gati të njëjtin qendrim. Nga rajoni ynë Serbia iu bashkua Rusisë ndërsa kjo e fundit filloi të `diskretitonte` kundërshtarët. Ja ç`citon ambasada ruse në Tiranë:      

Komiteti i tretë i sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi rezolutën tradicionale të nxitur nga Rusia për të luftuar kundër glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në përshkallëzimin e formave moderne të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur me ta. Bashkautorë ishin 38 vende. Ja një listë e atyre që janë kundër rezolutës dhe kundër dënimit të racizmit dhe glorifikimit të nazizmit dhe nuk duan të dënojnë ksenofobinë:

SHBA, Kanada, Ukrainë, Britania e Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Poloni, Estoni, Letoni, Lituani, Austri, Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Greqi, Qipro, Holandë, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Australi, Japoni, Andorra, Bosnja dhe Hercegovina, Hungari, Gjeorgji, Zelanda e Re, Islanda, Irlanda, Kiribati, Liberia, Lihtenshtajni, Luksemburg, Malta, Norvegji, San Marino, Maqedonia e Veriut, Monako, Moldavi, Ishujt Marshall, Mikronezi, Mali i Zi.   

Një ditë më herët asambleja e përgjithshme votoi kundër embargos së SHBA-së kundër Kubës me 187 vota pro dhe dy kundër (SHBA-në dhe Izraelin). 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA