...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia sanksionon gjithë qeverinë britanike - palët rrezikojnë të përplasen drejtpërdrejt

Me këto sanksione bota anglosaksone dhe Rusia janë më pranë përplasjes ushtarake të drejtpërdrejtë

SHJ

16/04/2022 - 17:02

Pak orë pas njoftimit se “forcat speciale britanike po trajinojnë trupat ushtarake në Ukrainë” Rusia njoftoi se sanksionoi gjithë qeverinë britanike për shkak të “veprimeve të pashembullta armiqësore” duke përfshirë furnizimet me armë dhe trajinimet ushtarake dhe propagandën politike dhe mediatike që synojnë izolimin e Rusisë. Gazeta “The Times” shkrepi kundërveprimin rus. Sipas saj, “trajinuesit britanikë u dërguan si fillim në Ukrainë pas pushtimit [...] të Krimesë. Ata u tërhohën në shkurt për t`iu shmangur konfliktit me forcat ruse dhe mundësisë së shtytjes së Nato-s në konflikt”.

Përfshirjen e forcave speciale britanike e pohuan komandatët ukrainas ndërsa ministria e mbrojtjes britanike refuzoi të vërtetonte pohimet e komandatëve ukrainas duke përmendur një konventë të vjetër për mos të komentuar për operacionet e posaçme. Trupat ukrainase pritet të arrijnë javën tjetër në Britani për trajinime për përdorimin e NLAW, raketa britanike anti-tank, të cilat tashmë janë në Ukraninë. Amerika rifilloi këtë javë trajinimin e ushtrisë ukrainase ndërsa Pentagoni tha se trajinimi nuk do të zhvillohet në territorin e Ukrainës.

Moska ndalon 13 ministrat e qeverisë britanike duke përfshirë dhe kryeministrin britanik, Boris Xhonson dhe ministren e jashtme Elizabeth Truss në një “listë ndalimi” të përbashkët. Lista do të zgjerohet ndaj politikanëve të tjerë britanikë që kontribojnë në “histerinë anti-ruse” njoftoi ministria e jashtme ruse.

Kjo lëvizje vjen pas sanksionimit të qindra anëtarëve të kongresit amerikan si pjesë e përgjigjes dhëmb për dhëmb pas vendimit të Uashingtonit për të ndaluar anëtarët e Dumas dhe Parlamentit Federal Rus. Kufizime të njëjta u njoftuan dhe për 87 senatorë kanadezë si përgjigje e sanksioneve të Otavës për të ndaluar Këshillin e Federatës Ruse. Presidenti amerikan, Bejdeni, zëdhënësja e Shtëpisë, Pelosi, ministri i mbrojtjes, Austin, dhe ministri i jashtëm Blinken, u sanksionuan muajin e kaluar.   

Me këto sanksione bota anglosaksone dhe Rusia janë më pranë përplasjes ushtarake të drejtpërdrejtë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA