...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia shumë pranë aftësisë ushtarake amerikane – GFP

Në Ballkan fuqia më e madhe ushtarake është Turqia (në nivel botëror ajo është e 11) e ndjekur nga Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Slovenia, Shqipëria (në nivel botëror renditet vendin e 91), Maqedonia e V, Malizi, Bosnje Herzegovina dhe në fund Kosova (në nivel botëror renditet e 134).

Ylli Përmeti

25/08/2023 - 13:44

Raporti i vitit 2023 i punuar nga “Global Fire Power/GFP” ose nga “Fuqia Botërore Ushtarake”, e nxjerr Amerikën në vend të parë me Rusinë në vend të dytë por me një ndryshim tejet të vogël (0.0712 përkundër 0.0714 pikë); Kinën në vend të tretë; Indinë pas saj; më tej Britania; Koreja Veriore; Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia.

GFP ka prodhuar raporte që nga viti 2006 duke përfshirë 145 vende dhe duke u bazuar në aftësitë e mundshme në tokë, det, dhe ajër me mjete konvencionale. Ajo përdor një formulë e cila përfshin fuqinë njerëzore, pajisjet, burimet natyrore, financa, dhe gjeografi të shprehur në mbi 60 faktorë të veçantë.

Në Ballkan fuqia më e madhe ushtarake është Turqia (në nivel botëror ajo është e 11) e ndjekur nga Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Slovenia, Shqipëria (në nivel botëror renditet në vendin e 91), Maqedonia e V, Malizi, Bosnje Herzegovina dhe në fund Kosova (në nivel botëror renditet e 134).

Në nivel evropian Shqipëria renditet në vendin e 27, pas Irlandës, duke lënë pas Lituaninë, Latvian dhe Estoninë.

Por nëse i shtojmë fuqisë ushtarake ruse armët e saj hipersonike, në të cilat SHBA-ja është shumë mbrapa, dhe sasinë e shpenzimeve në ushtri, në të cilat Amerika shpenzon disafish më shumë se Rusia dhe Kina, me siguri ajo qendron në vend të parë bashkë me Kinën.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA