...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Serbia siguroi gas nga Rusia me çmimin më të lirë në Evropë ndërsa Shqipëria...

...pret të furnizohet nga SHBA-ja me çmimin më të shtrenjtë në botë duke ndihmuar ―të dyja superfuqitë― Serbinë për të dominuar rajonin!

Voa

29/05/2022 - 17:24

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se kishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.

Presidenti serb tha se pajtimi u arrit gjatë një bisede telefonike të dielën, por nuk dha më shumë hollësi rreth marrëveshjes e cila pritet të përmbyllet gjatë ditëve të ardhshme me kompaninë shtetërore ruse Gazprom.

Më 31 maj skadon një marrëveshje dhjetëvjeçare për gazin, ndërsa marrëveshja e re, tha presidenti serb, do t’i sigurojë Serbisë furnizim trevjeçar me çmime më të mira sesa të gjitha vendet tjera evropiane.

Zgjerimi i kapitalit amerikan në Shqipëri përmes megaprojekteve dhe sfidat

Që nga viti 2008 sektorët e gazit dhe naftës në Serbi janë në duart e kompanive ruse. Presidenti serb u tha medieve në Serbi se presidenti rus e ka njoftuar për situatën rreth Ukrainës, duke nënvizuar se ka një marrëveshje që i është ofruar Kievit dhe vendeve perëndimore, por pa dhënë ndonjë hollësi.

Serbia, e cila synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është vënë nën trysni nga vendet perëndimore për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për t’i vendosur sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Më herët gjatë këtij muaji, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se “të mbash lidhje të ngushta me regjimin e Vladimir Putinit, nuk është më në përputhje me ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët me Bashkimin Evropian”.

Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj aleates së vjetër e cila mbështetë Beogradin në qasjen e tij nga pavarësisë së Kosovës.

Presidenti serb i cili më 7 qershor pret në Beograd ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ritheksoi të dielën se Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë, ndonëse siç tha, pret shtimin e trysnisë ditëve të vijim kur Beogradin pritet ta vizitojnë zyrtarë evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholtz.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA