...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja kërcënimi më i madh i civilizimit perëndimor – Trampi

Çdo ditë nga ajo luftë e ndërmjetme në Ukrainë, ne rrezikojmë luftë botërore

SHJ

18/03/2023 - 18:10

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA Donalt Tramp fshikulloi edhe një herë nomenklaturën globaliste të Uashingtonit në një video të publikuar në faqen e tij në Tweeter duke thënë edhe një herë se hetimet ndaj tij janë thjesht “djekja e shtrigave” më të neveritshme në historinë amerikane ndërsa përsëriti edhe një herë se SHBA-ja dhe “disa njerëz të ndyrë që na përfaqësojnë ne, janë kërcënimi më i madh i civilizimit perëndimor sot”.

“Ne nuk kemi qenë më afër luftës së tretë botërore se ç`jemi sot nën Xhou Bajdenin. Një konflikt botëror mes fuqive bërthamore do të sillte vdekje dhe shkatërrim në një shkallë të paparë në historinë njerëzore: do të jetë armagedon bërthamor. Asgjë s`është më e rëndësishme se sa të shmangim atë makth; ne do ta shmangim atë por ne kemi nevojë për udhëheqje të re. Çdo ditë nga ajo luftë e ndërmjetme në Ukrainë, ne rrezikojmë luftë botërore. Ne duhet të jemi absolutisht të qartë se qëllimi ynë është të kemi menjëherë një ndërprerje tërësore të luftës; gjithë të shtënat duhet të ndalojnë. Kjo është çështja qendrore: ne kemi nevojë për paqe pa vonesë”.

Por “ne kemi nevojë”, shtoi ai, “të heqim gjithë nomenklaturën e neokonservatorëve globalistë të cilët po na çojnë ne në mënyrë të përhershme në luftra të pafundme, duke u shtirë se gjoja po luftojnë për liri dhe demokraci ndërsa na kthejnë ne në një vend të botës së tretë dhe një diktaturë të tretë botërore pikërisht në atdhe”.

Komentet e tij u publikuan në ditën kur llogaritë e tij në Youtube dhe media të tjera shoqërore u çliruan nga ndalimi i tij. 

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA