...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja përgatitet për luftë me mbështetjen japoneze dhe filipineze, kundër Kinës

Këtë veprimtari amerikanët e quajnë “teatër”, që, tani, sipas gjeneralit, “ne po krijojmë teatrin në Japoni, Filipine dhe vende të tjerë

Ylli Përmeti

09/01/2023 - 16:37

Kina njoftoi ushtrime ushtarake pranë Tajvanit në vigjile të vizitave të ligjbërësve gjermanë dhe lituanezë. Ushtrimi u përshkrua si kundërshti ndaj “forcave separatiste”. Më harët, FT raportonte se ushtria amerikane, japoneze dhe filipineze thellojnë lidhjet ushtarake për t`u përgatitur ndaj kërcënimit kinez. Por më shumë me ushtrinë japoneze, sepse ajo shihet si “trampolinë” për t`iu përgjigjigjur si kërcënimit kinez lidhur me Tajvanin, ashtu dhe lidhur me kërcënimin e Koresë së Veriut, e cila tashmë kërcënon Korenë e Jugut por kryesisht SHBA-në.

Sipas gazetës, e cila citon gjeneral kolonelin amerikan James Bierman, gjeneral i komandës së vendosur në Japoni (III MEF) SHBA-ja dhe aleatët e saj në Azinë lindore po përgatiten për një konflikt të mundshëm me Kinën. Të dyja ushtritë kanë parë rritje treguese gjatë vitit të kaluar në veprimet e tyre ushtarake në territoret që ata duhet të mbrojnë nëse Kina sulmon Tajvanin.

Më konkretisht, SHBA-ja dhe aleatët e saj në Azi po përgatisin fushëveprim të ngjashëm me të Ukrainës, i cili lejoi vendet perëndimore të mbështesnin rezistencën e saj kundrejt ushtrisë ruse duke punuar me skenarë të mundshëm për një pushtim të mundshëm të Tajvanit nga Kina. Gjenerali pranon se vendet perëndimore vepruan njësoj menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia duke trajinuar ushtrinë ukrainase dhe duke pikasur vendet nga të cilët mund të jepësh ndihma.

Këtë veprimtari amerikanët e quajnë “teatër”, që, tani, sipas gjeneralit, “ne po krijojmë teatrin në Japoni, Filipine dhe vende të tjerë”. Japonia dhe SHBA-ja pritet të bisedojnë fuqizimin e aleancës së tyre në bisedimet e sigurisë që pritet të zhvillojnë ministrat e jashtëm dhe mbrojtjes në datën 11 janar dhe dy ditë më pas në një mbledhje mes presidentit amerikan dhe kryeministrit japonez në Uashington.

Mbledhja vjen në kohën kur Tokjo është zhvendosur radikalisht në politikën e sigurisë duke rritur shpenzimet në mbrojtje dhe duke dislokuar raketa të afta të sulmojnë territorin kinez. Korparmata detare III MEF është e vetmja përgjigje ushtarake e vendosur në mënyrë të përhershme jashtë SHBA-së. Ajo vepron brenda rrezes së raketave kineze me rreze mesatare dhe të gjatë, me të cilën Pekini kërkon të kufizojë lirinë e veprimeve të SHBA-së në rajon.

Njësia është në zemër të një reforme të përgjithshme të Korparmatës Detare e cila synon të zëvendësojë përqendrimin e saj nga lufta kundër kryengritjeve në Lindjen e Mesme me krijimin e njësive të vogla të cilat aftësohen për të vepruar shpejtë dhe në mënyrë klandestine në ishujt dhe ngushticën e Azisë lindore dhe Paqësorin perëndimor për të luftuar kundër strategjisë së Pekinit të quajtur “zonë refuzimi kundër-qasëse”.

Për të realizuar këtë strategji është i nevojshëm një integrim më i ngushtë me aleatët amerikanë. Pjesë e këtyre përgatitjeve, Filipinet do të lejojnë fuqinë ushtarake amerikane të ketë qasje në armë dhe furnizime në pesë baza të tjera përveç pesë bazave ku tashmë ka qasje.         

SHBA-ja kërcënuesja më e madhe e rendit ndërkombëtar - Kina

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA