...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja përparon në Këshillin e Sigurimit për ndalimin e luftës ndërsa Shqipëria votoi për vazhdimin e saj

SHBA-ja humbi përpjekjen në asamblenë e OKB-së për ndalimin e luftës në Ukrainë ndërsa BE-ja votoi për vazhdimin e saj; por më pas vendimi` SHBA-së u miratua nga tre anëtarët e Këshillit të Sigurimit ku Franca dhe Britania abstenuan

Ylli Përmeti

25/02/2025 - 09:41

Krahas përpjekjeve që lidhen me të drejtën ndërkombëtare të luftës, SHBA-ja ka ndryshuar dhe rrëfenjën zyrtare për luftën në Ukrainë: sipas saj, ajo u “provokua” nga SHBA-ja dhe Evropa (30 e ca vitet e fundit) dhe nuk u “provokua” nga Rusia (tre vite më parë). Ky është një qendrim që e kanë mbajtur zërat më të nderuar të SHBA-së: nga John J. Mearsheimer dhe Jeffrey Sachs deri tek Noam Chomsky.

Gjatë viteve të luftës qendrimet e tyre u censuruan nga media kryesore ose media e këqyruar nga Bajendi, Sorosi dhe elitat neoliberale evropiane. Këtë ditë unë e kam pritur dhe e dija se do të vinte. Kjo ishte arsyeja se pse tre vitet e luftës në Ukrainë, jam munduar të paralajmëroj herë pas here se Trampi do të ndryshonte rrëfenjën për luftën në Ukrainë (herë përmes shkrimeve e herë përmes qendrimeve të mija në Face), sepse duhet të përputhet me të drejtën ndërkombëtare të luftës.

Qëllimi im ishte të ndihmoja shqiptarët të ftilloheshin, kryesisht popullin e ndershëm, dhe jo Berishën dhe Ramën, për pasojat e rrezikshme që na kanoseshin me mbështetjen tonë të luftës së Ukrainës. Votimi në Asamblenë e OKB-së i vendimit të mbështetur nga BE-ja dhe jo i vendimit të mbështetur nga SHBA-ja, u mbështet nga 93 vende ndërsa 18, duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, jo, ndërsa 65 të tjerë nuk morën pjesë ose abstenuan.

Kryefutjaktoi ose kryefashisti ynë votoi në mbështetje të Ukrainës ose për vazhdimin e luftës meqënse vendimi (ose “rezoluta”) e Ukrainës mbështeste “sovranitetin e saj, pavarësinë, bashkimin dhe tërësinë tokësore”. BE-ja tregoi se ka pushtet të rëndësishëm gjeopolitik në OKB. Sidoqoftë, ajo tashmë përballet me “makthin” që i shkaktoi vetes dhe bashkë me të dhe shqiptarët meqënse Trampi u mbështet dhe nga Kina për të ndaluar luftën.

Tashmë tre superfuqitë janë bashkë kundër BE-së dhe vendeve të tjerë që e mbështetën luftën.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA