...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Taktika kundër-Trampiste e Ruhanit: gishton zyrtarët dhe lejon përdorimin e rrjeteve sociale

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të hënën se të gjithë zyrtarët mund të kritikohen dhe se protestuesit në Iran janë të shqetësuar jo vetëm për çështjet ekonomike.

VOA

09/01/2018 - 09:20

Presidenti bëri thirrje gjithashtu për heqjen e ndalimit të vendosur ndaj mediave sociale.

Ndërsa protestat shpërthyen gati dy javë më parë, qeveria vendosi kufizime ndaj aplikacioneve që dërgojnë mesazhe, përfshirë Instagramin dhe Telegram-in. Të dielën autoritetet i hoqën kufizimet ndaj Instagramit, por jo për Telegramin.

Një zyrtar i lartë i sistemit gjyqsor në Iran Hamid Shahriari, tha të hënën se të gjitha figurat udhëheqëse të "trazirave të kohëve të fundit" janë arrestuar dhe se ata do të përballen me dënime të ashpra.

Këto ishin protestat më të mëdha anti-qeveritare që ka parë Irani që nga viti 2009. Iranianët protestuan kundër nivelit të lartë të papunësisë, rritjes së çmimeve të ushqimeve si dhe bënë thirrje për reforma qeveritare. Disa tubime të tjera u zhvilluan në mbështetje të qeverisë.

Si pasojë e protestave të paktën 21 vetë humbën jetën dhe qindra të tjerë u arrestuan.

Udhëheqësit iranianë kanë fajësuar qeveritë e huaja, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, për nxitje të protestave.

Të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim të jashtëzakonshëm rreth situatës në Iran, me nxitjen e Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja amerikane në këtë organizatë Nikki Haley, i quajti protestat "një dëshmi të fuqishme të njerëzve të guximshëm të tejngoput me qeverinë e tyre shtypëse dhe të gatshëm të rrezikojnë jetën".

Në përgjigje ambasadori iranian, Gholamali Khoshroo, tha se mbatja e një takimi të tillë ishte një "diskreditim" për Këshillin e Sigurimit, përballë konflikteve që po ndodhin në Jemen dhe gjetkë në Lindjen e Mesme. Ai së bashku me një numër anëtarësh të Këshillit të Sigurimit, tha se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Iranit.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA