...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Thatësira alarmante e SHBA-së dhe zgjidhjet idiote që kthehen bumerang

Globalizmi neoliberal i perëndimorëve ka shkaktuar thatësirë të paparë ndonjë herë në pjesën perëndimore të SHBA-së

SHJ

06/06/2022 - 08:17

Globalizmi neoliberal i perëndimorëve ka shkaktuar thatësirë të paparë ndonjë herë në pjesën perëndimore të SHBA-së duke zbuluar dhe trupa të vdekur dekada më parë. Liqeni Mead i krijuar nga diga Hoover në kufirin Arizona-Nevada pranë Las Vegas-it, i cili furnizon me ujë rreth 25 milionë njerëz përgjatë tre shteteve dhe Meksikën, është tharë thuajse tërësisht duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe prodhimin e energjisë elektrike. Njerëzve u është thëne të kufizojnë përdorimin e ujit (të lahen me pak ujë etj.) ndërsa Nasa ka paralajmëruar se SHBA-ja perëndimore po hyn në një thatësirë të paparë ndonjë herë. Rreth 75% e ujit përdoret nga fermerët për vaditje. Për pasojë, të mbjellat kërcënohen me tharje.

Disa prej tyre propozojnë ndërtimin e një dige tjetër me qëllim që të ndalojnë ujin e shiut që shkon në oqean dhe ta përdorin për bujqësinë e tyre. Por harrojnë se pa ujin e shiut oqeanet kripëzohen dhe nuk prodhojnë avuj për shira! Nuk mungojnë “inovacionet”. Një ndërmarrje në Arizona, për shembull, ka filluar të vendosë hidro-panele në banesa në Kaliforni dhe rreth botës, kryesisht në zona të ndotura ku ujërat e puseve janë tejet të ndotur për ujitje, e cila përdor energjinë diellore për të nxjerrë ujë nga ajri. Por edhe këta harrojnë se kur ajrit i pakësohet lagështira ose bëhet më i thatë ai bëhet i papërshtatshëm për mushkritë e kafshëve dhe nuk ndihmon bimët të zhvillohen! 

Por globalizmi amerikan po godet më shumë vendet e varfëra rreth botës. Madagaskari Jugor, për shembull, është goditur nga thatësira e tretë pas atyre të dy viteve të mëparshëm: më e keqja në 40 vite. Ajo rrezikon 1.5 milionë njerëz duke jetuar në uri dhe duke u ushqyer me insekte dhe gjethe kaktusi. Vende të tjera po shkretohen ndërsa nuk mungojnë tornadot në Evropë ku rrafshohen banime të tëra! Këto dhe shumë pasoja të tjera katastrofike, vetëm sepse elitat perëndimore nuk duan të heqin dorë nga globalizmi neoliberal përmes të cilit çlirimet e gazrave në atmosferë kanë kapur rekorde të pa dëshmuar ndonjë herë!

Këto ngjarje dhe shumë të tjera vërtetojnë edhe një herë faktin se kur sillemi padrejtësisht me natyrën ajo ta kthen padrejtësinë bumerang: të vret bashkë me vrasjen e saj që shkaktojnë elitat dhe popujt që i shoqërojnë!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA