...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi i shiti Katarit armë një ditë pasi e akuzoi për terrorizëm

Taktika e Trampit është e qartë tashmë: kërcënon shtetet e pasur për...dhe pastaj u shet armë! Të shohim se kur do t'i përdorin dhe kundër kujt...

SHJ

15/06/2017 - 13:41

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe homologu i tij i Katarit, Khalid al Attiyah kanë arritur një marrëveshje me vlerë 12 miliardë dollarë për shitjen e 36 avionëve luftarakë “F-15”.

Lajmin e bën të ditur CBS News, që kujton se si vetëm pak ditë më parë presidenti Trump e akuzoi zyrtarisht Katarin për financim të terrorizmit.

“Shitja do t’i japë Katarit një status të posaçëm për kapacitetet e tij për ruajtjen e sigurisë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Mediat amerikane kujtojnë se vitin e kaluar Kongresi i kishte dhënë dritën jeshile një kontrate për furnizimin me 72 avionë “F-15” për qeverinë në Doha, duke i hapur rrugë marrëveshjes së arritur ditën e djeshme.

E sigurt është se bëhet fjalë për një pakt të arritur kur vendet fqinje të Katarit nuk kanë ndërprerë ende marrëdhëniet diplomatike e tregtare me të.

Veprim ky që do t’i jepte jetë një krize të rëndë e ku do të përfshiheshin edhe Shtetet e Bashkuara, që në Katar kanë vendosur 10 mijë trupa ushtarake. Dita   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA