...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi nën hetim për “Russiagate”

Presidenti Donald Trump po hetohet nga prokurori special Robert Mueller për pengim të drejtësisë në çështjen “Russiagate”

Dita

15/06/2017 - 11:43

Mueller po përgatitet të marrë në pyetje këtë javë 3 zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete, njëri prej të cilëve Dan Coats, kreu i NSA-së do të dalë edhe përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat.

Për CNN, ky është sinjali më domethënës deri tani se hetimi i Mueller po shkon përtej pyetjeve mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lajmi vjen në të njëjtën javë kur miku, njëkohësisht donator i fushatës së Trump, Chris Ruddy përmendi mundësinë që shefi i Shtëpisë së Bardhë ta pezullonte prokurorin e posaçëm, i cili i mori në dorë frerët e hetimit pas shkarkimit nga posti të shefit të FBI-së, James Comey.

Presidenti ka mohuar vazhdimisht se ka patur një bashkëpunim me Rusinë, duke e përshkruar hetimin që po zhvillohet si një “gjueti shtrigash”.

Nuk ka patur asnjë koment nga presidenti Trump deri më tani lidhur me raportimin më të fundit nga mediat amerikane.

Por ndihmësit e Trump e dënuan menjëherë raportin e “Washington Post” e thanë se rrjedhja e informacionit të FBI-së në raport me Presidentin   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA