...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi rikthen kufizimet në marrëdhëniet me Kubën

Presidenti Donald Trump ishte sot në Majami të Floridës, ku shpalli planet për të shfuqizuar disa elementë të marrëveshjes historike SHBA-Kubë për normalizimin e marrëdhënieve që ndërmori paraardhësi i tij

VOA

17/06/2017 - 14:44

Presidenti Donald Trump ishte sot në Majami të Floridës, ku shpalli planet për të shfuqizuar disa elementë të marrëveshjes historike SHBA-Kubë për normalizimin e marrëdhënieve që ndërmori paraardhësi i tij, Barack Obama pas më shumë se 50 vjetësh izolim të ishullit.

Zoti Trump foli në zonën e quajtur Havana e Vogël të Majamit, ku shumica e banorëve janë imigrantë kubanezë, që njihen për pikëpamjet e tyre të forta kundër Castrove dhe për politikë konservatore.

Presidenti u tha pjesëmarrësve se do të ekspozonte krimet e regjimit Castro në Kubë dhe tha se administrata e tij nuk “do të fshihej prej tyre, nuk do t’i justifikonte dhe nuk do t’i zbukuronte ato”.

Ai tha se përpjekjet e administratës së Presidentit Obama për të hapur marrëdhëniet me vendin-ishull, nuk bënë gjë tjetër përveçse pasuruan regjimin kubanez.

"Për këtë arsye, duke filluar që tani, unë po e anulloj marrëveshjen krejtësisht të njëanshme të administratës së kaluar me Kubën”, tha presidenti Trump.

Ai i bëri thirrje qeverisë kubaneze t’i jape fund keqtrajtimit të disidentëve, të lirojë të burgosrurit politikë dhe të lejojë liri politike dhe ekonomike.

Mbështetës të normalizimit të marrëdhënieve nga ish-Presidentit Obama, thanë se rikthimi i kufizimeve më të mëdha për udhëtimin dhe biznesin, do të kenë efekt të kundërt nga ai që synon zoti Trump.

Marrëdhëniet e rivendosura diplomatike, nuk do të preken nga masat e zotit Trump.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA