...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Turqia hap portat e refugjatëve ndërsa kufiri greko-turk përfshihet në tensione

Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare

DW

29/02/2020 - 12:42

Gjendja nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn (28.02). Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia. "Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur se sipas informacioneve nga burime tё saj Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare. Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t'i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. "Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE.

18 000 refugjatё drejt Europёs?

Gjendja ёshtё e paqartё. Sepse tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё "garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.

Gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t'i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё ''numёr i madh" i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA