...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Turqia ia thotë troç Greqisë: ose çmilitarizoni ishujt ose përballemi me luftë

Deklarata e Erdoganit shënon fundin përfundimtar të shpresës për të mbajtur hapur kanalet kumtuese mes palëve ose “bashkëbisedimeve kërkimore”

SHJ

30/05/2022 - 17:40

Erdogani paralajmëroi Athinën dhe Uashingtonin dy ditë më pas lidhur me gjeopolitikat e tyre në Egje dhe rajonin tonë ndërsa Athina nuk shpreson më në “bisedime kërkimore” dhe po përgatitet për dy skenarë: “Tani e tutje Miçotaki nuk është më bashkëbiseduesi im…Jemi miq me ata që janë miqtë tanë, por ta dinë mirë, se do të bëjmë gjithçka të nevojshme kundër atyre që na shohin si armiq”, tha Erdogani në fjalimin e tij gjatë kremtimit të pushtimit të Konstadinopojës për Miçotakin ndërsa përmendi dhe pritjen e tij në Amerikë dhe bazat amerikane në Greqi: “thonë”, tha ai, “se janë kundër Rusisë. Gënjeshtra. Nuk janë të sinqertë. Përpara gjithë këtyre është i qartë qendrimi i tyre kundrejt Turqisë”.

Turqit e sotëm duhet të vënë në arkivin e historisë bizantët modernë, siç varrosën stërgjyshërit tanë Bizantin ndërsa përmendi ëndërrën e vitit 2053 për Turqinë e madhe: “Duhet të jenë të bashkuar turqit sepse interesat kombëtare të vendit janë më të rëndësishme se politika. Si stërgjyshërit tanë që varrosën Bizantin le të shpresojmë se sot ndërtojmë ëndërrën tonë për vitin 2053, të arrijmë dhe ne të vendosim në arkivin e historisë Bizantët e sotëm që sajojnë intriga kundër nesh” ndërsa shigjetoi Uashingtonin duke thënë lidhur me operacionet e posaçme në Lindjen e Mesme se “themi ndal në Libi, Siri, Irak, Mesdhe dhe Egje”.

Nuk mungoi dhe lavdërimi e pushtuesit Muhamet, i cili “nuk mori vetëm Konstadinopojën por dhe Serbinë, Morenë, Athinën, Moldavinë, Bosnje Herzegovinën dhe Shqipërinë. Është dhe pushtues i ishujve të Egjeut dhe Mesdheut që të kenë arsye otomanët atje”. 

Kjo deklaratë shënon, sipas analistëve grekë, fundin përfundimtar të shpresës për të mbajtur hapur kanalet kumtuese mes palëve ose “bashkëbisedimeve kërkimore” (“exploratory talks”). Për të njëjtën arsye këshillohet përgatitja për dy skenarë: njëri lidhet me rinisjen e kërkimeve gjeologjike në det nga Turqia dhe tjetri me përgatitjen e reparteve ushtarake në Dodekanezi (dhymbëdhjetë ishujt në lindje të Greqisë). Por të gjitha “varen nga shkalla e ndërmarrjes turke për të përparuar planin e çmilitarizimit të ishujve të Egjeut Lindor dhe kryesisht të Dymbëdhjetë ishujve ku shumë diplomatë turq besojnë se Greqia ka mbështetjen më të dobët juridike”.

Dyshimeve të qarqeve të ministrisë së mbrojtjes për kërcënime hibride gjatë verës në ishujt e Evros të cilët do të synojnë destabilizim të brendshëm ministria e mbrojtjes greke u përgjigj se forcat e armatosura janë në gadishmëri të vazhdueshme ndaj çdo provokimi apo kërcënimi ndërsa Miçotaki do ta shtrojë çështjen në Këshillin Evropian dhe ministri i tij e jashtëm, Dendja, foli në telefon me homologun e tij amerikan, Blinken.

Turqia e tha troç pas pak orësh dhe dalldisi edhe një herë Greqinë: “Ne turqit kemi bërë paralajmërimet e nevojshme. Domethënë, dërguam dy letra në OKB. Në të parën thamë se Greqia çmilitarizon ata ishuj dhe se kjo është kundër dy traktateve. Në letrën e dytë e sqaruam më shkoqur me arsyetime juridike. Dhe Greqia ka “prishur” regjimin e atyre ishujve. Rrjedhimisht, ajo duhet të çmilitarizojë ata ishuj. Ndryshe fillon çështja e dyshimit të sovranitetit të tyre. Sepse janë dhënë nën ato kushte”, tha ministri i jashtëm turk Çavusoglu në një televizion. Ai tregoi dhe harta mbi ishujt që dyshon sovranitetin e Greqisë, nga Samothraka deri në Kastelorizo.

Miçotaki si reagim ndaj ministrit të jashtëm turk tha nga Holanda se “çdo nënkuptim kërcënimi do të ndëshkohet ashpër”: “Jemi një fuqi paqeje, jemi një fuqi mbrojtëse, por duam të dërgojmë kumt të qartë se çdo nënkuptim kërcënues i sovranitetit tonë do të dënohet ashpër”.

Në fakt, Turqia nuk e nënkupton dyshimin e sovranitetit të Greqisë ndaj ishujve përkatës por është e qartë: ose çmilitarizoji ata ose përballemi me luftë i thotë ajo Greqisë. Por si duket Miçotaki donte ta paraqeste më të butë qendrimin turk. Sidoqoftë, tashmë në Greqi po diskutojnë hapat e mëtejshëm në Turqisë. Thonë se ajo do të përpiqet të ndërkombëtarizojë dyshimin e sovranitetit të ishujve dhe pastaj do të veprojë ushtarakisht, duke gjykuar nga veprimet e Rusisë në Ukrainë. Por harrojnë të përmendin një ndryshim të madh mes Rusisë dhe Turqisë: se Rusia vërtet u mundua të ndërkombëtarizonte çështjen e Ukrainës në përgjithësi dhe të lindores në veçanti ku kishte popull rus dhe vuante nga padrejtësitë e Kievit por ajo e shikon Ukrainën si pjesë të historisë së saj dhe krijesë e saj (duke përdorur “zemërgjerësinë” e Stalinit).

Sidoqoftë, nga këndvështrimi turk, se veprimet greke nuk u përmbahen traktateve, ajo mund të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare të luftës. Në këtë mënyrë, Turqia zhvillon “kundërsulmin” e saj kundër pretendimeve të Athinës për të zgjeruar ujërat detare dhe zonën ekonomike dhe për ta kthyer Egjeun në monopol të saj duke izoluar Turqinë, dhe përgatit “terrenin” për luftë: sepse Athina nuk do të tërhiqet nga pretendimet e saj, sepse politika e qeverisë së “Miçotakit” mbështetet dhe nga opozita (Siriza etj.) pavarësisht “kritikave” për vogëlsira ndërsa opozita turke kundërshton politikën e qeverisë së Erdoganit por nuk e ndalon dot atë.  

Greqia dhe Turqia përgatiten për luftë këtë verë

Përditësuar

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA