Ukraina është një minierë ari – senatori amerikan
Nëse ne ndihmojmë Ukrainën tani, ata mund të bëhen partneri më i mirë i biznesit që kemi ëndërruar ndonjëherë
Ylli Përmeti
11/06/2024 - 08:40
Uashingtoni “nuk mund të durojë” lejimin e Rusisë të fitojë luftën në Ukrainë, tha senatori amerikan Lindsey Graham, në një intervistë me televizionin CBS, emisionin ‘Face the Nation’, sepse Ukraina ka një “minierë ari me minerale kritike”, të cilët, nëse nuk i mbikëqyr ajo dhe Uashingtoni do t`i mbikëqyr Putini dhe Kina; në fjalët e tij:
“Ata janë ulur në 10 deri në 12 trilion dollarë minerale kritike në Ukrainë. Ata mund të jenë vendi më i pasur në të gjithë Evropën...Nëse ne ndihmojmë Ukrainën tani, ata mund të bëhen partneri më i mirë i biznesit që kemi ëndërruar ndonjëherë, se 10 deri në 12 trilion dollarë pasuri minerale kritike mund të përdoren nga Ukraina dhe Perëndimi, jo dhënë Putinit dhe Kinës…Kjo është një punë shumë e madhe se si përfundon Ukraina. Le t'i ndihmojmë ata të fitojnë një luftë që nuk mund ta përballojmë ta humbim…Ata janë ulur në një minierë ari. T'i japësh Putinit 10 ose 12 trilion dollarë për mineralet kritike që ai do të ndajë me Kinën është qesharake”.
Ai bëri thirrje, gjithashtu, të përshpejtohej shpërndarja e armëve sulmuese (ofensive) dhe “kapja” e pasurive të ngrira ruse në perëndim, ose siç tha ai, të “vjedhura nga rusët” prej 300 miliard dollarë dhe t`u kthehen ukrainasve ndërsa kërkoi që Rusia të quhej nga ligji amerikan një shtet që financon terrorizmin. Më herët Orbani akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj se ajo kërkon të mbikëqyr Ukrainën për pasuritë e saj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 36 reads