Vuçiçi akuzon perëndimin për “luftë hibride” ndërsa Kosovën për “provokime”
Tubimi në qendër të kryeqytetit pasoi disa javë protestash në dhjetëra qytete gjithandej Serbisë kundër një plani të qeverisë për të lejuar hapjen e minierës së litiumit në një luginë bujqësore në perëndim të vendit.
Tass
10/08/2024 - 09:10
Presidenti i Serbisë akuzoi të dielën protestuesit që kundërshtojnë një projekt për hapjen e një miniere të litiumit në vendin ballkanik, se janë pjesë e një lufte "hibride" të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë së tij dhe u zotua të ndërmarrë veprime të forta ligjore kundër atyre që kanë bllokuar trafikun hekurudhor dhe rrugor në Beograd, një ditë më parë.
Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se 14 persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje. Policia po punon për identifikimin e të gjithë autorëve të cilët do të përballen me akuza, tha ai. Presidenti Vuçiç tha në një konferencë për shtypin se megjithëse protesta kryesore u zhvillua në mënyrë demokratike, bllokimi i trafikut paraqet "terror të pakicës ndaj shumicës".
“Është pjesë e qasjes hibride” e sajuar për të rrëzuar qeverinë, u tha presidenti Vuçiç gazetarëve. “Ne dinim gjithçka në hollësi. Ju mendoni se e keni befasuar dikë?... Ne kemi qenë gjithmonë të përmbajtur, pa dhunë kemi siguruar rendin në vend, pa problem”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se pret që javën e ardhshme autoritetet në Kosovë të provojnë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa shfaqi shpresën se forcat paqeruajtëse të NATO-s, do të bëjnë “punën e tyre”.
“Në Kosovë presim provokime të reja. Me 14 dhe 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës. Në ndërkohë, agjenturat e huaja do të përpiqen të imponojnë disa udhëheqës të rinj serbë, t'i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë të tillë, do të përpiqen t’i ndajnë ata nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me (kryeministrin e Kosoves, Albin) Kurtin se si të jenë shërbëtorë të tij, por në fakt ata do të punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t'u them menjëherë se nuk do të funksionojë. I bëj thirrje KFOR-it të reagojë dhe të mos lejojë hapjen e njëanshme të urës, sikundër kanë deklaruar. Ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta bëjë punën e tij”, tha presidenti serb, pa dhënë asnjë provë për pohimet e tij.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e urës që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare. Ura është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për lëvizjen e makinave. Ajo patrullohet nga forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja.
Presidenti Vuçiç tha të dielën se nuk do të ketë hapje të minierës së litiumi në dy vitet e ardhshme ndërkohë që të gjitha rreziqet janë duke u hetuar, në një përpjekje të dukshme për të qetësuar kritikët. Ai ofroi gjithashtu mundësine për një referendum për këtë çështje, një ofertë që nuk ka gjasa të shqyrtohet nga mbrojtësit e mjedisit, mes supozimeve për rrëfimin për presidentin Vuçiç si keqpërdorues votash në favor të tij.
“Grushti` shtetit” ndaj Vuçiçit përfundoi me protestë paqësore
Dhjetëra mijëra u mblodhën të shtunën në në Beograd, në një protestë kundër hapjes së minierës së litiumit në Serbi, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve për “komplotin e tyre të dyshuar” për të rrëzuar presidentin populist Aleksandar Vuçiç dhe qeverinë e tij.
Presidenti Vuçiç tha më herët se ishte informuar nga shërbimet ruse të zbulimit se "trazira masive dhe një grusht shteti" po përgatiteshin të shtunën në Serbi nga fuqi të paspecifikuara perëndimore, që dëshirojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti. Turma e madhe brohoriste "Nuk do të ketë minierë" dhe "Tradhti, tradhti".
Zyrtarët qeveritarë dhe mediat e kontrolluara nga shteti zhvilluan një fushatë të gjerë kundër tubimit, duke e krahasuar atë me kryengritjen e Maidanit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që çoi në përmbysjen e presidentit të atëhershëm pro-rus të vendit Viktor Janukoviç në vitin 2013. Organizatorët e protestës në Beograd thanë se protestat do të jenë paqësore.
"Tubimi ynë sot është ekologjik dhe nuk ka ambicie politike, por qeveria na ka akuzuar se po përpiqemi të organizojmë një grusht shteti", tha aktorja e njohur Svetlana Bojkoviç.
"Ne erdhëm këtu sot për të ngritur zërin kundër diçkaje që është përtej politikës", tha ajo. Në orët e mbrëmjes protestuesit bllokuan linjat hekurudhore në Beograd.
Tubimi në qendër të kryeqytetit pasoi disa javë protestash në dhjetëra qytete gjithandej Serbisë kundër një plani të qeverisë për të lejuar hapjen e minierës së litiumit në një luginë bujqësore në perëndim të vendit.
Ky plan ishte anuluar në vitin 2022 pas demonstratave të mëdha që përfshinin bllokimin e urave dhe rrugëve kryesore. Por, ai u ringjall muajin e kaluar dhe mori një shtytje me një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e presidentit Vuçiç me Bashkimin Evropian.
Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ndërsa mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja me BE-në për minierat e litiumit dhe materialeve të tjera, do ta afronte Serbinë më afër bllokut dhe do të ulte importet e litiumit dhe makinave elektrike në Evropë nga Kina.
Ndërsa qeveria këmbëngul se miniera është një mundësi për zhvillim ekonomik, kritikët thonë se ajo do të shkaktonte ndotje të pariparueshme në luginën e Jadarit, në rezervat e saj të rëndësishme të ujit nëntokësor dhe tokën bujqësore.
Banorët në luginë kundërshtojnë fuqishëm minierën që do të drejtohej nga kompania shumëkombëshe e minierave Rio Tinto. Si qeveria ashtu edhe kompania kanë premtuar standardet më të larta mjedisore në procesin e hapjes së minierave, por kundërshtarët nuk janë bindur.
Dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në tubimet për mbrojtjen e mjedisit të mbajtura në të gjithë Serbinë në javët e fundit, duke paraqitur një sfidë të madhe për presidentin Vuçiç dhe sundimin e tij gjithnjë e më autokratik. Kundërshtarët duan që qeveria të ndalojë zyrtarisht çdo minierë të litiumit dhe borit në të gjithë vendin.
Qeveria ka ngritur një ekip mjekësor për të monitoruar çdo rrezik të mundshëm shëndetësor dhe një qendër thirrjesh telefonike, ku qytetarët mund të shprehin shqetësimet e tyre, një përpjekje e dukshme për të qetësuar disa nga opozita.
Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë Dubravka Gjedoviç Handanoviç tha për agjencinë e lajmeve Associated Press në fillim të kësaj jave se Serbia jo vetëm që do të eksportojë lëndë të para, por do të zhvillojë një "zinxhir vlerash" në vend të lidhura me prodhimin e baterive dhe makinave elektrike për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive të reja.
Banorët e luginës së Jadarit, megjithatë, thanë se asgjë nuk mund t'i bind ata të pajtohen me minierën. Ata thanë se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të parandaluar hapjen e minierës.
BEOGRAD, 9 gusht. /TASS/. Moska paralajmëroi Beogradin për trazira masive të nxitura nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
I pyetur për përgatitjet perëndimore për një grusht shteti në vend, ai tha: “Sot morëm të dhëna zyrtare nga Federata Ruse”.
“Informacioni është siguruar përmes kanaleve zyrtare dhe ne po punojmë për ta zgjidhur atë. Për këtë është përgjegjës Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (organi i inteligjencës së Serbisë - TASS), përveç kësaj, njerëzit në qeverinë serbe dhe agjencitë e tjera që janë të specializuara për këto gjëra janë duke bërë punën e tyre”, sqaroi Vuçiçi.
“Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund dhe nuk do ta ndalojnë atë. Ata nuk do të mund ta ndalojnë më kurrë. Ky është kumti im për të gjithë, dhe njerëzit tanë nuk kanë asgjë për t`u shqetësuar. rreth”, përfundoi kreu i shtetit.
Më herët, gazeta Vecernje Novosti raportoi se anëtarët e opozitës serbe ishin gati të përfitonin nga protestat properëndimore në Beograd të planifikuara për 10 gusht për të kapur pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe për të nisur të njëjtin skenar si në Ukrainë.
Vlerësimet e Rusisë dhe thirrjet e opozitës
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vlerësimi i gjendjes në Serbi tregon se forcat dashakeqe kanë rifilluar përpjekjet për të mbjellë paqendrueshmëri.
Më 19 korrik, Serbia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik në fushën e lëndëve të para, i cili bëri thirrje për prodhim të pastër mjedisor të litiumit në Serbi. Opozita serbe është fuqimisht kundër minierave të mundshme të litiumit, duke thënë se kjo mund të rrezikojë jetën e njerëzve dhe të dëmtojë mjedisin, dhe duke bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 333 reads