...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zemërohet USA me Rusinë për burgosjen e një amerikani për spiunazh

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu indinjatë ndaj vendimit të një gjykate ruse, e cila dënoi sot me 16 vjet heqje lirie në një burg të sigurisë maksimale shtetasin amerikan Paul Whelan, nën akuzat për spiunazh.

Voa

16/06/2020 - 09:28

Whelan ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, duke thënë se procesi ndaj tij ishte “i montuar” dhe politik.

Sekretari Pompeo e quajti gjykimin të fshehtë, me prova sekrete, dhe pa lejuar si duhet dëshmitarët e mbrojtjes. Ai tha se SHBA kërkojnë lirimin e menjëhershëm të zotit Whelan.

Ambasadori amerikan në federatën Ruse, John J. Sullivan bëri një deklaratë për gazetarët jashtë gjykatës: 

"Ai u dënua me 16 vjet pa asnjë prove. Nuk kishte asnjë provë të paraqitur nga gjykatësi që arsyetonte masën e paraburgimit së cilës ai i është i nënshtruar për një vit e gjysmë", tha ambasadori Sullivan, duke i përshkruar procedurat gjyqësore si një "tallje me drejtësinë", tha ambasadori.

Vëllai i Paul Whelan, David, tha se avokatët do ta apelojnë vendimin që ai e cilësoi si politik. "Ne kishim shpresuar se gjykata mund të tregojë njëfarë pavarësie, por, në fund të fundit, gjykatësit rusë janë subjekte politike, jo juridike. I kërkojmë qeverisë amerikane që menjëherë të ndërmarrë hapa për ta sjellë Paulin në shtëpi", tha ai. 

Paul Whelan, një ish-marins i cili punonte si drejtor për Sigurinë Globale në kompaninë e furnizimit me pjesë makinash me bazë në SHBA, BorgWarner, u arrestua në dhjetor të vitit 2018, pasi pranoi të merrte nga një i njohur një usb, ku kishte menduar se ndodheshin foto nga pushimet. Autoritetet ruse thonë se në usb ndodheshin materiale të klasifikuara.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA