Eurovizioni si mekanizëm politik dhe kulturë globaliste
Ky spektakël gjoja shumëkulturor është kthyer një spektakël tregëtar një-kuluturor, i cili ka krijuar një treg gjigand me miliona klientë të mundshëm rreth gjithë globit gati për të blerë prodhimin e fundit të homogjenizuar të kësaj industrie gjigande promocionale.
SHJ
12/05/2018 - 20:16
Shembull tipik i homogjenizimit të kulturave përmes procesit të globalizmit është kënga kunkurruese vjetore e Eurovizionit. Kur ajo filloi, 60 vjet më parë, vetëm shtatë vende europiane morën pjesë dhe për dy apo tre dekadat e para vetëm vendet europiane merrnin pjesë, me këngë në gjuhën e çdo vendi, duke shprehur kulturat e ndryshme europiane. Sidoqoftë, në tredhjetë e ca vitet e fundit, jo rastësisht përkon kjo periudhë me lulëzimin e globalizmit, anglishtja ka zëvendësuar gradualisht gjithë këngët e tjera, kulturat individuale janë zhdukur, shumë vende jashtë Europës janë bërë kundërshtues, nga Izraeli deri në Australi, ndërsa gjithë spektakli është bërë një bizens i madh për industrinë regjistruese dhe korporatat mbikombëtare që e kontrollojnë atë.
Në fjalë të tjera, ky spektakël gjoja shumëkulturor është kthyer një spektakël tregëtar një-kuluturor, i cili ka krijuar një treg gjigand me miliona klientë të mundshëm rreth gjithë globit gati për të blerë prodhimin e fundit të homogjenizuar të kësaj industrie gjigande promocionale. Në kulmin e kësaj, larg të qenit një këngë konkurruese a-politike, siç parashikojnë kriteret e Eurovizionit, ai është tej mase i politizuar, sigurisht duke mbështetur linjën e Elitës Mbikombëtare. Në kundërshtimin e vitit 2014-të, për shembull, Hungaria i detyrua të çensuronte një ndër titujt e video-këngës e cila përmbante fjalët: ‘dy të tretat e viktimave të Gazas të vitit 2014-të ishin civilë, duke përfshirë më shumë se 500 fëmijë’.
Në anën tjetër në kundërshimin e vitit 2016-të, kënga tejet politike e Ukrainës kundër Rusisë (tema e saj ishte, zyrtarisht, një sulm kundrejt zhvendosjes së Tartarëve pro-nazistë nga Krimea nga Stalini) u përzgjodh kundër gjithë pabarazive si fituese, në një qortim të pastër të veprimeve të Rusisë për të ribashkuar Krimenë me Rusinë në vitin 2016-të.
Qartësisht Sorosi dhe ‘makineria e tij e revolucioneve parimore’ kishte një dorë mbi këtë, siç aludoi Neil Clark, një analist liberal: “jam i sigurtë se Xhorxh Sorosi që shkurorëzoi Mbretin e Ukrainës, e miraton përzemërsisht”[1]...[politizimin e Eurovizionit në këtë fazë].
Ndryshimi i rregullave të votimeve këtë vit, gjithashtu dhe paraqitja e procesit përmes të cilit vota e gjykatësve dhe e publikut u përllogaritë veçmas, e bëri në të vërtetë më të lehtë që një veprim i tillë të vendosësh pas perdeve. Pa përmendur faktin se pjesëmarrja e Rusisë fitoi votën publike por qendroi shumë pas në votimin e gjykatësve (votim i cili siguroi që pjesëmarrja e Ukrainës të ishte e para) dhe rrjedhimisht Rusia u rradhit e treta në tërësinë e votimeve.
Qartësisht, makineria e BE-së dhe Sorosistëve të kësaj bote, të cilët kanë çdo arsye të angazhohen për te goditur Rusinë, i panë gjykatësit si një mundësi shumë më të madhe për të realizuar synimin e tyre këtë vit meqënse gjithçka donin ishte të influenconin anëtarët e paktë të gjykatës, sesa publikun në përgjithësi — dhe meqënse rezultati përfundimtar dilte nga gërshetimi i 50/50 të dy llojeve të votave! Takis Fotopoulos: 2018
...
Karakteri gjeopolitik i Eurovizionit u shpreh mjaft qartë në Eurovizionin e vitit 2022: në të fitoi kënga e Ukrainës dhe nuk fitoi, për shembull, kënga e konkurrentit të Britanisë. Ky i fundit solli një këngë të veçantë, si në tinguj ashtu dhe në koreografi dhe kumt ndërsa të parët u paraqitën me një këngë që fillon me repertor tradicional dhe futet menjëherë në ritmin e “hip-hopit” por më e rëndësishmja, s`ka vlera artistike dhe “kumti” edhe po të ishte fisnik humbet në fjalët “breshërore” të “hiphopit”.
Kushtu elitat perëndimore me “mekanizmat” e tyre vlerësues të këngëve në Eurovizion nuk vlerësuan sipas meritës por sipas synimeve gjeopolitike duke përfshirë dhe synimin kryesor: homogjenizimin e kulturave! --Ylli Permeti: 2022
[1]Neil Clark, “Ukraine's 'Song for Europe' violates the spirit of Eurovision”, RT, 15/5/2016, https://www.rt.com/op-edge/333580-ukraines-song-europe-jamala/
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 69 reads