...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hipokrizia e dyfishtë e elitave evropiane me përmbytjet biblike dhe djenia flagrante e qeverisë gjermane

Hipokrizi e dyfishtë: një herë kur bëjnë “sikur” ulin çlirimet dhe një herë kur nuk mobilozohen kur paralajmërohen nga vrojtuesit

Ylli Përmeti

18/07/2021 - 11:55

Për përmbytjet biblike që shkatërruan qytete të tërë dhe morën qindra jetë në Gjermani (më shumë 180 vetë ndërsa një dyzinë nuk është gjendur ende, qindra mbetën pa banesa dhe qindra hektarë vreshtari vere dhe të tjera që po sulmohen nga infeksionet mykotike për shkak të rritjes së temperaturës), përgjegjës janë të gjithë—duke filluar nga lartë-poshtë, nga elita dhe qeveria deri tek populli— sepse të gjithë kontribojnë në ndryshimet klimatike. Madje edhe ata që u mbytën apo humbën jetën kanë kontribuar në vdekjen e tyre përjashto ata që kanë luftuar kundër marrëzisë kolektive që ka pushtuar perëndimin 200 vitet e fundit dhe veçanërisht 3-4 dekadat e fundit me globalizmin neoliberal përmes të cilit çlirimet në atmosferë janë shumëfishuar. Për shembull, çlirimet nga automjetet në BE nuk kanë rënë! Përkundrazi, janë rritur. Përjashto Holandën.

Të gjitha këto kur studiuesit kanë vite për mos të thënë dekada që paralajmërojnë popujt dhe qeveritë se moti ekstrem me përmbytje, thatësira dhe valë përvëluese apo zhuritëse, do të shtohen si pasojë e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike që pasojnë si rezulat i ngrohjes së planetit tonë: sepse sa më shumë të ngrohet atmosfera e Tokës aq më shumë avuj shkaktohen nga oqeanet dhe detet, lumenjtë dhe pemët që kanë mbetur, dhe sa më shumë avuj të ketë në atmosferë aq më shumë re të ngarkuara me ujë dhe rrufe do të ketë!

Po t`i shtojmë kësaj dukurie dhe efektin tjetër, se avujt në atmosferë përqendrohen më shumë se në të kaluarën —sepse bashkëveprojnë me grimcat e metaleve të rëndë në atmosferë që çlirojnë industritë dhe njerëzit me veprimet e tyre, krijohet një masë e madhe “magnetike” në qiell që shkarkon sasi të madhe uji ose rreshje në sipërfaqe të vogla tokësore— dhe për pasojë përmbytin gjithçka gjejnë përpara ndërsa shkretohen vendet e tjerë ku nuk ka rreshje si pasojë e këtij procesi! Kaq e thjeshtë është!        

Përveç këtij fakti, qeveria gjermane e dinte se përmbytjet do të vinin por ajo nuk veproi! Shenjat e para të katastrofës u pikasën nëntë ditë përpara se të shpërthente qielli: nga një satelit që orbitonte 500 milje mbi kodrat e qeta rreth lumit Rhine. Pas pikasjes një ekip vrojtuesish i dërguan autoriteteve gjermane një seri parashikimesh aq të përpikta saqë tani kuptohen si profeci makabre: se Rhineland do të goditësh nga përmbytje “esktreme”, veçanërisht gjatë lumenjëve Erft dhe Ahr, dhe në qytete si Hagen dhe Altena. Për njëjtën arsye qeveria gjermane përballet me pyetje se sa jetë do të kishte shpëtuar nëse ajo vepronte dhe largonte njerëzit nga vendi përkatës në kohën e duhur. Siç pyeti “Bild”, gazeta më e shitur gjermane: “A dështoi agjencia për mbrojtjen nga gjëmat?

Kështu sistemi i parashikimit që u hartua dhe krijua herët në vitin 2000 —Efas (European Flood Awareness)— “dështoi” në parandalimin e zezonës. Algoritmet ndërthurin vrojtime nga satelitët e Kopernikut të BE-së me regjistrime hidrografike dhe lexime të nivelit të lumenjëve me qëllim që të paraljamërojnë agjencitë kombëtare më shumë se 10 ditë përpara se të shpërthejë qielli dhe lumenjtë. Alarmet e vitit 2014 dhe hartat nga Efa lejuan autoritetet në Serbi, Bosnje dhe Koraci të bënin ndryshime të vogla në përgjigje të përmbytjeve kolosale në Ballkan. Por këtë herë Efa mbeti në rolin e kasandrës.

Ajo i ra këmbanës së alarmit në 10 korrik —katër ditë përpara përmbytjes së parë— me paralajmërime ndaj qeverive gjermane dhe belge rreth rreziqeve të mëdha në basenet u lumenjëve Ehine dhe Meuse. Më pas agjenica prodhoi harta të hollësishme duke parashikuar me përpikmëri shumicën e zonave që do të vuanin dëmet më të mëdha. Vetëm pak qytete, si Wuppertal, rritën alarmin ndërsa pak njerëz filluan të merrnin masa. Por shumica u befasua. Disa madje kërkuan shpëtim në katet e nëndheshme! 

Qendrimi i Merkelit nga Uashingtoni  se ajo do të zbarkonte “gjithë pushtetet e shtetit” për të ndihmuar ata që u ndikuan, në këtë kuadër, nuk ka asnjë kuptim. Ose ka sa për të treguar se qeveria “kujdeset” pasi krijon kushtet për katastrofa biblike! Për të njëjtën arsye kjo është hipokrizi e dyfishtë: një herë kur bëjnë “sikur” ulin çlirimet dhe një herë kur nuk mobilozohen kur paralajmërohen nga vrojtuesit. Bashkë me këtë hopokrizi jeton dhe hipokrizia e popujve, të cilët, pavarësisht se planeti po shkretohet, s`kanë kuptuar asgjë se me veprimet dhe mosveprimet e tyre po shkatërrojnë jetën e planetit dhe bashkë me të jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre!

Ndërsa mijëra banesa mbetën pa energji elektrike dhe rrjetet e telefonave celularë u fikën në disa rajone, furnizimi me ujë u prish dhe rrjedhjet e gazit vështirësuan përpjekjet për të shpëtuar jetët e njerëzve të kurthuar nën rrënoja, ndërmarrja e sigurimeve gjermane (GDV) përballet me humbjet më të mëdha financiare që nga viti 2013 kur paguan 9.3 miliradë euro. Këtë vit shtohet dhe një miliardë euro për industrinë e sigurimeve pas rreshjeve të rënda të breshrit dhe shiut në qershor që sipas një parashikimi do të çojë në 4.5 miliradë euro pagesa për siguruesit, duke e bërë atë shpenzimin më të shtrenjtë evropian në dy javë.    

Duke parë katastrofën biblike në Gjermani dhe lebetitjen e popullit tonë, ministria e mbrojtjes nën drejtimin e Peleshit, ish-ministrit të ministrisë së bujqësisë ku e fëlliqi fare, në datën 16 korrik njëftoi se:

“Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore. Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile. Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve. Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore”.

Qartësisht, qeveria jonë paraqitet më keq se qeveritë e Evropës perëndimore: sepse nuk përpiqet fare të kuptojë as nga gabimet e saj lidhur me paraljmërimet e agjencive vrojtuese as nga efekti katastrofik i ngrohjes globale, sepse duhet thënë se në Evropë është fituar një lloj kuptimi (i pjesshëm) lidhur me efektin e ngrohjes globale dhe kuptimi përkatës përfshihet thuajse në çdo raport nga gazetarët. Qëllimi është të kuptohet efekti i ngrohjes globale dhe të merren masa. Në vendin tonë gazetarët nuk e përfshijnë thuajse kurrë kuptimin përkatës! Për pasojë, populli s`ka kuptuar asgjë lidhur me katastrofat biblike.       

Lexo për më shumë

Kanosja katastrofike e planetit: nga përmbytjet biblike dhe thatësirat shkretuese te përfitimet e elitave dhe dalldisja e popujve  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA