...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mundësia e përdorimit të superarmës amerikane (HAARP) në tërmetin e Turqisë

Në tërmetin që rrafshoi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore u dëshmuan aurora në horizont pak para se ai të shkundte tokën. Aurorat e dëshmuara ishin plotë ngjyra por u mbizotëruan nga ngjyra blu. Si pasojë, nuk vonuan “tezat” idiote të konspiracionistëve (në anët tona me Cakon në krye), se tërmeti në Turqi mund të jetë shkaktuar nga sistemi amerikan, HAARP ose Programi Kërkimor i Frenkuencave të Larta Aktive Agimore, për të dënuar Erdoganin për qendrimet e tij anti-amerikane!

Ylli Përmeti

18/02/2023 - 15:05

Në tërmetin që rrafshoi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore u dëshmuan aurora në horizont pak para se ai të shkundte tokën. Aurorat e dëshmuara ishin plotë ngjyra por u mbizotëruan nga ngjyra blu. Si pasojë, nuk vonuan “tezat” idiote të konspiracionistëve (në anët tona me Cakon në krye), se tërmeti në Turqi mund të jetë shkaktuar nga sistemi amerikan, HAARP ose Programi Kërkimor i Frenkuencave të Larta Aktive Agimore, për të dënuar Erdoganin për qendrimet e tij anti-amerikane!

Pretendimi detyroi dhe Reuters-in të publikojë një raport ku përfshihen qendrimet e disa ‘eksepertëve’, sipas të cilëve sistemi amerikan nuk i ka ato aftësi! Por ndryshe argumenton një studim i publikuar në vitin 2011, i cili tregon se nxehësit jonosferikë si HAARP-i me radio-energji të lartë, mund të shkaktojë valë me shpeshtësi (ose frekuencë) të lartë, tërmete, ciklone dhe nxehje të fuqishme lokale.

HAARP-i prodhon frekuencë radio-elektromagnetike në jonosferë. Për të prodhuar këtë lloj radiacioni radiopërcjellësi HAARP lëshon një rreze me frekuencë të lartë valësh në jonosferë ku ndryshohet temperatura e elektroneve; dhe temperatura, me radhë, shkakton valë të nxehta dhe valët shkaktojnë lëvizjen e masave shkëmbore. 

Programi si fillim kishte për qëllim të lehtësonte kumtimet me nëndetëset bërthamore. Më pas ai shtoi një synim tjetër: të asgjësonte satelitët e fuqive rivale të cilët ndihmojnë në drejtimin e armëve bërthamore. Për zhvillimin e tij u deshën gati 20 vjet dhe u shpenzuan rreth 250 milion dollarë. Ai përbëhet nga 360 përçues dhe 180 antena dhe mbulon rreth 14 ha tokë pranë qytetit Gakona në Alaskë. Me një fuqi prej 3.6 megavatë ai është radiatori jonosferik më i fuqishëm në botë. Në qendër të tij është një radar që çliron radiovalë që përthithen pjesërisht në lartësinë e 100 dhe 350 km, duke përshpejtuar elektronet që nxehin jonosferën. Efektivisht, HAARP-i e kthen rajonin e jonosferës, pjesës më të lartë të atmosferës, në një laborator natyral. Siç sqaron revista revista shkencore “Nature”:

HAARP-i e ka zanafillën në epokën e luftës së ftohtë kur superfuqitë kërcënonin me zhdukje bërthamore, [dhe] kur nëndetëset kërkonin prenë në thellësitë e deteve, duke u përfshirë në një lojë të përpunuar të fshehjes dhe kërkimit. Duke qendruar nën ujë, ato i shmangeshin pikasjes por ato nuk mund të komtonin mirë ―sa më thellë shkonin aq më i dobët ishte sinjali. Atëherë, në vitin 1958, Nicholas Christofilos, një fizikant në Laboratorin Kombëtar të Lawrence Livermore të Kalifonias, propozoi përdorimin e valëve me frekuencë të ulët për të kumtuar me nëndetëset. Ideja e tij, e quajtur Projekt Sanguin, çoi në zhvillimin e disa ndërmarrjeve në Miçigan dhe Uiskënsin. Por ato u zhytën në kundërthënie. Ato ishin të stërmëdha ―duke patur si nevojë 135 km tel për antena për të përcjellë sinjalin ― dhe shumë u përjashtuan për qëllimet e tyre dhe efektet e mundshme të dëmshme në shëndetin e popullit që jetonte pranë. Marina i mbylli ato në vitin 2004, duke thënë se ato ishin të panevojshme. Një qasje tjetër për kumtimin e nëndetësve mori udhë: rrymat e elektro-avionëve të grimcave të ngarkuara që rrjedhin përgjatë jonosferës që mund të vepronin si antena virtuale, duke përçuar kumte drejt nëndetësve. Menjëherë sa kjo ide u vërtetua eksperimentalisht në vitin 1980, fizikanti Dennis Papadopoulos, pjesë e Laboratorit Kërkimor Detar në Uashington, DC, filloi të thërriste për mbështetje për një impiant të ri.

Pas shumë kundërthënieve, ngritjeve dhe rënieve për rëndësinë e tij, sistemi gjeti një bazë tjetër për të përligjur veten: sulmet e 11 shtatorit. Kështu ai do të përdorësh për shpërthimet bërthamore në lartësi të mëdha, të cilat do të çlironin elektrone energjitike që mund të shkatërronin satelitët pranë tokës. Megjithëse si qasje nuk është provuar, sistemi ka përfshirë studimin e “proceseve që shkaktojnë aurorat, kur elektronet në magnetosferë përplasen me grimcat e pangarkuara me elektricitet në atmosferë, dhe kur krijojnë çlirimet optike që zakonisht shihen me drita shumë ngjyrëshe në qiejt e natës. Këtë efekt HAARP-i ka arritur ta krijojë. Efektin e aurorave e kanë realizuar dhe sisteme të tjerë (në BE dhe Rusi).

Por HAARP-i është më i fuqishëm se ata dhe më i përparuar: ai mund të shkaktojë rreze të përqendruara të shumëfishta, të cilat mund formohen dhe ndryshohen menjëherë për t`u drejtuar drejt veriut, jugut, lindjes dhe perëndimit. Madje ka provuar të dërgojë rreze dhe në hënë. Tashmë sistemi pronësohet nga ushtria amerikane dhe nuk përdoret për kumtime me nëndetëset por vetëm, argumentohet, për të parandaluar sulmet ajrore.

Kundrejt sistemit në fjalë Rusia ka shprehur shqetësime. Sipas saj, “rëndësia e këtij hopi cilësor mund të krahasohet me kalimin nga çeliku i ftohtë në armët e zjarrit, ose nga armët konvencionale në armët bërthamore. Kjo lloj arme ndryshon nga llojet e mëparshme në atë çka mesatarja pranë Tokës bëhet menjëherë një objekt i ndikimit të drejtpërdrejtë të saj”.

Shqetësimi i saj citon, gjithashtu, faktin se sistemi nuk kontrollohet nga komuniteti botëror dhe si pasojë do të krijojë armë që pengojnë linjat e radiokumtimeve; rrjetet elektrike; linjat e naftës dhe gazit; dhe ka një ndikim negativ në shëndetin mendor të popujve. Ndaj Rusia kërkoi në vitin 2002 ndalimin e tij pasi u nënshkrua një thirrje nga Putini dhe shkoi në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në parlamentet dhe udhëheqësit e vendeve anëtarë të OKB-së, mediat shkencore dhe të kumtimit masiv. Komuniteti shkencor rus e quan HAARP-in një superarmë me rreziqe të mëdha për planetin.

Ndërsa aftësitë e sistemit janë vërtet të rrezikshme, nëse keqpërdoren, vetë aurorat përpara tërmeteve nuk shkaktohen vetëm nga sistemi në fjalë por dhe nga vetë natyra. Ato janë studiuar duke filluar që nga vitit 1600. Sipas një studimi, dritat shkaktohen nga ngarkesat elektrike të aktivizuara në disa tipe shkëmbinjsh gjatë veprimtarisë sizmike. Ndaj dhe aurorat përkatëse janë të rralla. Sipas tij, nga gjithë tërmetet e studiuar, vetëm 0.5 për qind e tyre kanë shkaktuar aurora. Ai tregon, gjithashtu, se aurorat shfaqen përpara ose gjatë tërmeteve dhe jo dhe aq pas tyre.

Kemi, në fjalë të tjera, një tërmet në Turqi që u shoqërua me aurorë; një sistem amerikan që shkakton aurora por dhe tërmete; por dhe faktin se aurorat janë dëshmuar përpara se të krijohësh sistemi amerikan. Bazuar në këta fakte, pretendimi se në Turqi është përdorur HAARP-i nga amerikanët për të rrëzuar apo ndëshkuar Erdoganin për qendrimet e tij kundër-amerikane, mbetet një hipotezë që nuk bazohet në fakte konkrete: sepse nevojitet të zhvillohet një hetim ku të tregohet se natën kur ra tërmeti sistemi HAARP është përdorur për të shkaktuar valë në jonosferë dhe valët me radhë, u dërguan në vendngjaren e tërmetit.

Ky hetim nuk është i vështirë për t`u bërë në kohën tonë meqë rreth tokës nuk ka vetëm satelitë amerikanë por dhe satelitë rusë, kinezë etj. Madje dhe Turqia ka 6 satelitë aktivë. Rrezet e fuqishme që lëshon HAARP-i janë të dukshme nga satelitët dhe mund të diktohen. Ja si e përshkruan atë një analizë fizike: “rrezja e përqendruar e HAARP-it është e gjerë si një dritë sinjalizimi, jo e ngushtë si një lazer”. Në këto kushte, do të ishte marrëzi që amerikanët të përdornin sistemin e tyre kundër Erdoganit, sepse do të zbuloheshin menjëherë. Madje do të ishte marrëzi e dyfishtë nëse e shikojmë në raport me efektin e tërmetit.   

Dokumentari që vijon tregon disa nga shqetësimet e studiuesve amerikanë për sistemin HAARP:

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA