...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia paralajmëroi për ‘pasoja të paparashikueshme’ ndërsa Uashingtoni dhe Nato-ja përshkallëzojnë luftën

Gjykuar nga veprimet e Uashingtonit dhe Nato-s pas notës diplomatike, tashmë vija e kuqe e Putinit është kaluar dhe vërtet bota perëndimore përballet me pasoja të paparashikueshme

Ylli Përmeti

14/04/2022 - 17:13

Në kohën kur palët po përgatiteshin për “luftën finale” në Donbas “Wall Street Journal” raportoi se Uashingtoni do ta furnizojë me të dhëna dhe armë më të rënda Ukrainën me qëllim që të sulmojë në Donbas dhe Krime. Kjo është pjesë e një zhvendosje e mbështetjes së SHBA-së që përfshin një paketë të re ndihme sigurie më armë më të rënda. Zgjerimi i të dhënave nuk do të përfshijë të dhëna që do të lejojnë Ukrainën të godasin objektiva në territorin e Rusisë.

Në kohën kur palët po përgatiteshin për “luftën finale” në Donbas “Wall Street Journal” raportoi se Uashingtoni do ta firnizojë me të dhëna dhe armë më të rënda Ukrainën me qëllim që të sulmojë në Donbas dhe Krime. Kjo është pjesë e një zhvendosje e mbështetjes së SHBA-së që përfshin një paketë të re ndihme sigurie më armë më të rënda. Zgjerimi i të dhënave nuk do të përfshijë të dhëna që do të lejojnë Ukrainën të godasin objektiva në territorin e Rusisë. Kjo zhvendosje vjen në kohën kur Rusia kishte paralajmëruar se nëse vazhdojnë përpjekjet e Ukrainës për të sulmuar në territorin rus përgjigjja do të ishte përshkallëzuese duke përfshirë dhe qendrat e vendimarrjes në Kiev dhe furnizimet me armë do të ishin objektiva të ligjeshme për t`u qëlluar. Media amerikane tha se zhvendosja amerikane erdhi si përgjigje e përgatitjes ruse për një sulm të madh kundër një trupe të madhe ushtarake në Donbas. Sipas Moskës, një ditë përpara këtyre ngjarjeve, Kievi sulmoi disa ndërtesa në një fshat kufitar rus me dy helikopterë duke shkaktuar të lënduar dhe rrënime të banesave.

Një përshkallëzim tjetër u shënua lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Nato: Moska paralajmëroi se nëse ato anëtarësoheshin ajo do të dislokonte armë bërthamore në rajon për të “rivendosur balancën” e sigurisë krahas shtimit të forcave të tjera të armatosura. “Statusi jo-bërthamor i rajonit të Balltikut do të ishte jashtë çështjes në këtë rast. Balanca [e fuqisë ushtarake] duhet të ruhet”, paralajmëroi Rusia. Përdorimi i Ukrainës për anëtarësimin e vendeve përkatëse në Nato ka pak arsye, sepse Rusia nuk ka mosmarrëveshje territoriale me këto shtete ndërsa shpreson se do të mbizotërojë gjykimi i shëndoshë.

Thuajse paralelisht me këto ngjarje Nato-ja njoftoi se bombat bërthamore të SHBA-së që “ndahen” me aleatët evropianë do të dislokohen me avionët Lockheed Martin. Planifikuesit e Nato-s po përditësojnë programin bërthamor të SHBA-së për shumicën e aleatëve për të blerë avionë F-35. Disa vende kanë filluar ta blejnë atë. Gjermania, për shembull, ka vendosur të zëvendësojë avionët e saj të vjetër, Tornadot, me F-35 dhe Helsinki ka deklaruar në shkurt të këtij viti se do të blejë 60 prej tyre.

Vende të tjerë si Polonia, Danimarka dhe Norvegjia, të cilët aktualisht veprojnë me F-35, mund të pyeten për të mbështetur misionin e ndarjes së nukleareve në të ardhmen sepse, gjykojnë planifikuesit e Nato-s, ajo “do të ketë disa avantazhe operacionale me F-35 meqë do të ketë mundësi mbështetje rrjeti dhe integrimi përgjatë forcës [ushtarake]”. Belgjika, Holanda, Italia dhe Turqia kanë dislokuar rreth 150 armë bërthamore, kryesisht B-61, që mund të barten nga avionë më të vegjël si Tornadua ose F-16.

Rusia iu përgjigj lëvizjeve perëndimore me ripozicionimin e trupave dhe armëve bërthamore të saj. Armët e para bërthamore amerikane janë dislokuar në vitin 1960 në Evropë, kryesisht si pasojë e frikës nga Bashkimi Sovjetik. Pas rënies së tij dhe kryesisht gjatë dy dekadave të para, Rusia ka kërkuar përfundimin e këtij programi duke e përfshirë atë në kërkesën e saj të paraqitur në Uashington dhe Nato në dhjetor 2021, përpara se të fillonin operacionet ushtarake në Ukrainë, e cila u refuzua nga qendrat përkatëse.

Uashingtoni, në fjalë të tjera, jo vetëm që shton shitjet e avionëve të tij në Evropë duke përdorur frikën ruse, dhe duke kompensuar kështu “humbjet” nga ndihma që i dërgon Ukainës, por po shton programin e tij bërthamor duke “bërthamorizuar” thuajse gjithë shtetet evropiane! Si pasojë, raketat bërthamore ruse nuk drejtohen vetëm drejt SHBA-së por dhe drejt Evropës! Lufta, në fjalë të tjera, po ndryshon karakter: nga një luftë e ndërmjetme që zhvillohet prej dekadash mes dy superfuqive në luftë thuajse botërore, meqënse përfshihen një mori shtetesh evropiane.

Përpara këtyre zhvillimeve Rusia dërgoi një notë diplomatike në SHBA gjatë kohës kur Bajdeni miratoi paketën e re të ndihmës prej 800 milionë dollarë ku shkruante se armatosja e mëtejshme e Ukrainës nga Uashingtoni dhe aleatët e saj mund të çonte në “pasoja të paparashikueshme”. Nota e raportuar nga “Washington Post” dhe e quajtur “Mbi shqetësimet ruse në kontekstin e furnizimeve masive të armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj regjimit të Kievit”, vlerëson “sistemet e shumëfishta të lëshimit të raketave” si më të ndjeshmet dhe akuzon SHBA-të dhe aleatët e Nato-s për shkelje të “parimeve të rrepta” që qeverisin transferimin e armëve në zonat e konfliktit dhe paraqitet e pakujtueshme ndaj “kërcënimit të armëve të përpikmërisë së lartë që bien në duart e forcave nacionaliste radikale, ekstremistëve dhe banditëve të Ukrainës”.

Nota akuzon Nato-n se ushtron trysni ndaj Ukrainës për të braktisur bisedimet me Rusinë “me qëllim që të vazhdojë gjakderdhja” dhe fajëson Uashingtonin për detyrimin e vendeve të tjerë për të ndaluar bashkëpunimin ushtarak dhe teknik me Rusinë duke inkurajuar shtetet të dërgojnë armë të epokës sovjete në Ukrainë. “Ne bëjmë thirrje ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare” citon Uashington Post. 

Me paketën e re Uashingtoni ka dërguar, sqaron e njëjta gazetë, obuse prej 155 mm, artileri me rreze të gjatë për t`u përputhur me sistemet ruse, dronë mbrojtës bregdetarë dhe automjete të blinduara (tanke), gjithashtu dhe kundërajror të bartshëm dhe armë anti-tank dhe miliona seri armatimesh. SHBA-ja ka lehtësuar dërgimin e sistemeve kundërajror me rreze të gjatë, duke përfshirë sistemin e epokës sovjete të Slovakisë S-300, për të cilin ministria ruse e mbrojtjes njoftoi një ditë më pas se e shkatërroi me një sulm raketor. Si shkëmbim, Amerika dislokoi sistemin raketor Patriot në Slovaki. Përpara kësaj dërgese kreu i Nato-s tha se do të dërgonte gjithashtu armatime në Ukrainë por pa treguar llojin e armëve.

Paralajmërimi rus shkon një hap më tej paralajmërimit të Putinit që bëri përpara se të fillonin operacionet ushtarake se shtetet perëndimore do të përballeshin me “pasojat më të mëdha që kanë përjetuar në hisotrinë e tyre” nëse përfshihen në konflikt. Kjo ishte një tjetër vijë e kuqe e Moskës dhe për pasojë nuk mungojnë zërat e këshilltarëve amerikanë të këshillojnë Shtëpinë e Bardhë që të mos shkohet më tej me përfshirjen perëndimore. Por gjykuar nga veprimet e Uashingtonit dhe Nato-s pas notës diplomatike, tashmë vija e kuqe e Putinit është kaluar dhe vërtet bota perëndimore përballet me pasoja të paparashikueshme!            

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA