...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia sfidon SHBA-në me garën e re hapësinore

Kombi që fiton garën hapësinore kontrollon Tokën

Ylli Përmeti

14/08/2023 - 09:21

Rosocosmos, korporata shtetërore ruse ose “NASA ruse”, raportoi të premten e 11 gushtit se misioni Hënor Luna-25 ―i pari që nga viti 1976― u shkëput nga pjesa sipërore dhe po vazhdon të udhëtojë drejt satelitëve të Tokës. “Deri tani, gjithë pajisjet elektronike kanë punuar mirë, duke mbajtur një lidhje të qendrueshme me anijen hapësinore”, tha ajo. Anija kosmike e lëshuar nga Kosmodromi i Vastoçnit në rajonin e largët të Amurit, pritësh të ulësh në polin jugor të Hënës mes datave 21 dhe 24 gushtit ose pas rreth 11 ditëve. Por ajo dështoi pas nëntë ditëve.

Duke ditur terrenin e ashpër të rajonit, ulja nuk do të ishte e menjëhershme ― por anija hapësinore do të orbitonte si fillim Hënën në një lartësi prej 100 kilometrash për më shumë se një javë. Gjatë kësaj kohe do të ndërmerrte masa trajektoreje ndërsa operatorët [nga Toka] do të vendosnin se ku do të ulësh, me vendin kryesor në jug të kraterit Boguslavki dhe dy vende të tjerë.

Nëse çdogjë shkonte sipas planeve, misioni do të shpenzonte më shumë se një vit duke mbledhur mostra në sipërfaqe. Me peshë 1.8 tonë dhe 1.6 metra e gjatë, ajo bartte 31 kg pajisje shkencore dhe është pajisur me tetë kamera dhe një krahë robotik. Arsyeja se pse Rusia përpiqet të ulet në polin jugor më pak bujar se sa në rajonin ekuadorial nuk është rastësor. Shkencëtarët rusë besojnë se atje ka depozita uji në formë akulli ndërsa poli jugor rrezatohet vijueshmërisht nga dielli, duke sigurur ujë (në vend ta marrë nga Toka) dhe energji diellore për një bazë në të ardhmen.

Pa këto dy burime jetike misioni bëhet i pamundur. Uji i Hënës do të studiohet nga shkencëtarët bashkë me radiacionin dhe pluhurin me qëllim që të përdoren për misionet e të ardhmes. Kërkimi i elementëve të rrallë të tokës do të jetë një tjetër synim. Plani fillestar i Moskës është të krijojë një modul baze për një qendër hënore dhe për të testuar një anije hapësinore me emërin ‘Shqiponjë’.

Si pjesë e qendrës do të dërgohen tre misione të tjerë në Hënë në dhjetë vitet e ardhshëm ndërsa paralelisht do të fillojë puna për një raketë tejet të rëndë (Yenisei). Faza e dytë (mes viteve 2025-2035) do të përfshijë uljen e kosmonautëve rusë. Ekipi pritet të shpenzojë dy javë në Hënë dhe të hedhë themelet për një bazë të përhershme hënore. Moska shpreson që deri në vitin 2040 të ketë ngritur bazën e saj hënore dhe dy pika vrojtuese.

Rusia nuk është e vetme në këtë përpjekje: SHBA-ja, Kina, India, Japonia dhe Izraeli kanë qëllime të njëjta. Programi “Artemis” i NASA-s kërkon të themelojë praninë e njeriut në Hënë si një gurthemel për eksplorime të më mëtejshme në Mars me Uashingtonin të shpresojë të krijojë bazën e tij në henë deri në fund të dekatës së tanishme. Raketa tejet e rëndë e Boeing, SLS, pritet të jetë mjeti kryesor për programin. Prova e parë është planifikuar në nëntor të vitit 2024. NASA ka kontraktuar ndërmarrje private për zhvillimin e teknologjive për të lejuar njerëzit të jetojnë për një kohë më të gjatë në hënë. Por populli amerikan nuk është entuziast: vetëm 12 për qind e të rriturve mendon që rikthimi i astronautëve në hënë të jetë përparësi e NASA-s. Në vend të saj ata duan nga NASA të përqendrohen në ndryshimet klimatike dhe të kujdeset nga asteroidet. 

Pekini pritet të ngrejë një bazë të robotizuar në Hënë deri në vitin 2028 dhe të dërgojë mision me njerëz deri në vitin 2030. India ka dërguar tashmë misionin e saj me Chandrayaan-3, i cili po orbiton hënën dhe pritet të ulet në të njëjtën kohë me misionin rus në fund të këtij muaji. Delhi synon, gjithashtu, polin verior. Një mision i ngjashëm i saj në vitin 2019 dështoi. India planifikon të dërgojë misionin tjetër bashkë me Japoninë mes viteve 2026-2028. Kjo e fundit ka dështuar në përpjekjet e saj vitet e fundit duke u ndjekur nga dështimet e Izraelit.

“Studimi i Hënës nuk është qëllimi”, i tha Vitaly Egorov, një analist rus, Associated Press. “Qëllimi është konkurrenca politike mes superfuqive ― Kina dhe SHBA ― dhe një numër vendesh të tjerë të cilët gjithashtu pretendojnë titullin e superfuqisë në hapësirë”.   

Ndërsa organizata për kërkime hapësinore indiane e përgëzoi Roskosmosin, media perëndimore e quajti misionin rus si një fazë të re të garës hapësinore (Wall Street Journal) duke nënkuptuar rivalitetin e parë mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1950-60; dhe nëse misioni kryhet ai do të jetë një “arritje masive teknologjike dhe shkencore” (Politico, citon një ekspret) për Moskën; madje, sipas të njëjtës media, arritja e Moskës do të fuqizonte marrëdhëniet me Pekinin, sepse do t`i tregonte atij se sa e përparuar është dhe mund të bashkonin përpjekjet për të ngritur një bazë të përbashkët; dhe se ajo dërgon një sinjal gjeopolitik anembanë botës (France 24).

Udhëtimi i parë në Hënë pati efekt të jashtëzakonshëm në popujt e kohës. Ai frymëzoi gjithë gjeneratën e kohës për t`u bërë shkencëtarë, inxhinierë, dhe programues kompjuterik. Vitet që pasuan pas udhëtimeve në Hënë (për udhëtimin e amerikan ka shumë dyshime) bota përjetoi revolucionin elektronik i cili ndryshoi jetën në tokë në çdo fushë. 

Përpjekja amerikane për të shkelur të parët në hënë lidhësh me qëllimin e saj për të sfiduar Bashkimin Sovjetik. “Nëse do të kishin shkuar të parët [sovjetët] në hënë, ata do të ishin udhëheqësit e hapësirës, duke asgjësuar mundësinë e SHBA-së të guxonte më tej”, argumentonte pak vite më parë Howard McCurdy, ekspert në politikën hapësinore në Universitetin Amerikan. Dhe ai shton: “Gjithë revistat e vitit 1947 dhe prapë në vitin 1952 raportonin kumtin vijues: Kombi që shkon i pari në hapësirë do të fitojë luftën e ftohtë”. “Në thelb”, ky citim nënkuptonte, sipas tij, “se kombi që do të fitonte garën hapësinore do të kontrollonte Tokën”.

Putini me siguri është në dijeni të efektit përkatës dhe kërkon të krijojë të njëjtin efekt në popuj me përpjekjen e re ndërsa arsyet se pse SHBA-ja ka mbetur mbrapa edhe në këtë fushë, përveç armëve hipersonike, sqarohen nga kolumnistja amerikane e Financial Times:

Tregtarizimi i hapësirës nga qeveritë neoliberale amerikane dhe sfida e re ruse

Ky editorial është përditësuar 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA