...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Takimi “Bajden-Putin”: mbizotëroi diplomacia, respekti i ndërsjellë dhe dëshira për të paqëtuar tensionin

Presidentët u pajtuan të fillojnë bisedime dypalëshe mbi parandalimin e sulmeve kibernetike, të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve, të kthejnë ambasadorët në ambasadat e përfaqësive të tyre dhe të shqyrtojnë një këmbim të mundshëm të qytetarëve të mbajtur në burgjet e njëri-tjetrit.

Ylli Përmeti

17/06/2021 - 10:38

Takimi i Bajdenit dhe Putinit ishte i dëshirueshëm meqë marrëdhëniet mes dy fuqive bërthamore ishin përkeqësuar duke filluar me puçin në Ukrainë dhe duke kulmuar në muajt e parë të presidencës “Bajden”. Takimi u zhvillua në Zicër, Gjenevë, në “Villa la Grange”. Për Bajdenin ishte një rrugë e disa takime —G7, BE dhe NATO— në Evropë ndërsa mbërriti pas Putinit. Kjo ishte një taktikë diplomatike e koreografuar nga Shtëpia e Bardhë për të shmangur një përsëritje të takimit të Helsinkit të vitit 2018 kur Putini mbërriti me vonesë dhe bëri Trampin të priste pak më shumë se 30 minuta.

Pas përshëndetjes fillestare në praninë e presidentit të konfederatës zviceriane, Guy Parmelin, të dy udhëheqësit zhvilluan sesionin e parë në formatin P+1, (Presidenti dhe një këshilltar). Gjatë përshëndetjes fillestare mbizotëroi ftohtësi por kur Bajdeni zgjati dorën dhe Putini iu përgjigj menjëherë, takimi filloi të ngrohësh duke mbizotëruar si buzëqeshja ashtu dhe përshëndetjet e grohta.

Presidentët u pajtuan të fillojnë bisedime dypalëshe mbi parandalimin e sulmeve kibernetike, të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve, të kthejnë ambasadorët në ambasadat e përfaqësive të tyre dhe të shqyrtojnë një këmbim të mundshëm të qytetarëve të mbajtur në burgjet e njëri-tjetrit.

Pak minuta pas takimit, i cili zgjati 3 orë e gjysmë, ndryshe ngasa ishte parashikuar, për shtypin foli si fillim Putini. Ky i fundit pati një seri qendrimesh të ashpra, lidhur me gjendjen në Ukrainë dhe me opozitën në Rusi, duke argumentuar se veprimet e autoriteteve ruse nuk ishin të ndryshme nga veprimet e autoriteteve në SHBA lidhur me protestuesit në Kapitol Hill. Navalnin  e quajti agjent ndërsa përmendi faktin se ky i fundit e kërkoi vetë arrestimin meqë shkeli ligjin qëllimshëm. Ai foli me mjaft fjalë të ngrohta për Bajdenin dhe vlerësoi bisedën “sypërsy” meqë “nuk e bën dot me çdo udhëheqës botëror këtë me kaq hollësi”.

Këto ishin biseda domethënëse, të rëndësishme, dhe krijuese, theksoi ai, dhe se pati pak pika që ata ia arritën të lëviznin përpara marrëdhëniet. Ata u pajtuan të kthenin ambasadorët — sepse pa ambasadorë është e vështirë të shihet se si do të flasësh rreth çdo lloj raporti diplomatik. Pati një marrëveshje sipas të cilës ministrat e jashtëm do të shikojnë lirimin e mundshëm dhe shkëmbimin e të burgosurve të profilit të lartë, në Rusi dhe SHBA, dhe këshillimet do të mbahen në sigurimin strategjik.

Kur e pytën Putinin për “paparashikueshmërinë” ruse që vinte nga perëndimi —“një tipar i pandarë i politikës ruse”, vlerëson perëndimi— ai iu përgjigj gazetarit: “më lejo të ndërsjell. Tërheqja e SHBA-së nga traktati ABM në vitin 2002 ishte i paparashikueshëm. Pse do ta bënin ata këtë”?

“Më pas [SHBA-ja] prish dhe minon bazat e stabilitetit strategjik me tërheqjen nga traktati INF në vitin 2019. Ky është ajo çfarë quani ju stabilitet, tërheqjen nga marrëveshja e qiejve të hapur, kjo është ajo çfarë quani ju stabilitet? Atje s`ka thuajse asnjë mbështetëse për të qendruar”, tha Putini.

Ai tha se bisedoi me Bajdenin —fakt të cilin e pohoi ky i fundit kur foli për shtypin pas Putinit— për stabilitetin strategjik bërthamor dhe se të dy vendet do të shqyrtojnë ndryshime në traktatin e zgjatur së fundmi të armëve New Start. Në bisedime nuk kishte armiqësi dhe biseda ishte efiçente dhe krijuese, tha Putini.Ishte e dobishme. Aq shumë saqë ajo u zhvillua në një atmosferë që mundësonte...ajo na dha grimca besimi dhe shprese, tha Putini.Ai lëvdoi Bajdenin për cilësitë e tij morale dhe përshkroi qasjen e tij si pragmatike dhe të mirëbalancuar, por tha se ishte e vështirë të thuhet se nëse marrëdhëniet do të përmirësoheshin si rezultat.

Bajdeni i bëri dy dhurata Putinit: një skulpturë kristali të bizonit amerikan —një nga gjitarët më të madhërishëm dhe përfaqësues i fuqisë, bashkimit, qendrueshmërisë”, u lexua në qendrim dhe një palë syze dielli: “custom Aviators” ose “Pilotë zakoni”. Bajdeni njihet për mbajtjen e syzeve Aviator. Këto dhurata i tregojnë palës ruse se “në tokë jemi të qendrueshëm dhe në ajër pilotë” — një kundërtregues ndaj “arushës” dhe aviacionit rus.

Bajdeni tha se Rusia ka kryer kiber-espionazh agresiv dhe strehoi kriminelë që sulmuan infrastrukturën e SHBA-së. Por Putini u përgjigj se shumica e sulmeve në hapësirën kibernetike vijnë nga Amerika dhe vende të tjerë duke nënkuptuar Britaninë. Bajdeni listoi në një listë 16 sektorë si infrastrukturë kritike, të cilën ia dha Putinit, dhe që nuk duhet të sulmohen. Kjo ishte një linjë e kuqe. Kështu të dyja palët u pajtuan të ngrenë një grup pune për të zhvilluar kuptime të veçanta në hapësirën kibernetike me qëllim që të ndjekin rastet e veçanta.

Kur e pyetën Bajdenin se nëse ai e besonte Putinin ai u përgjigj se “kjo [marrëveshje] nuk lidhet me besimin...por me interesin vetjak dhe verifikimin e interesit vetjak”. “Më mirë të shohim dhe shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Bajdeni, duke cituar një proverb se “pudinga shijohet kur e provon”.

Kur u pyet Putini për kufizimet e lirive politike në Rusi ai tregoi trazirat amerikane duke shtuar se ne nuk e dëshirojmë atë kaos në Rusi ndërsa Bajdeni tha se “karahasimi ishte qesharak”: në njërën anë ti ke “kriminelë” që zabtojnë Kapitolin [ndërsa] në Rusi ke njerëz paqësorë që kundërshtojnë, njerëz që nuk lejohen të flasin lirshëm”.     

Bajdeni dhe Putini u mbërthyen me një listë të gjatë akuzash dhe kundërakuzash dhe ankesa, duke përfshirë pretendimin e përfshirjes ruse në zgjedhjet amerikane, saknsionet amerikane kundër Rusisë dhe dyshimet e Kremlinit mbi zgjerimin e ushtrisë së NATO-s në Evropën lindore dhe në Ukrainë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA