Zbulimi i origjinës hebraike të Hitlerit nga Lavrovi dhe krisja e madhe mes Rusisë dhe Izraelit
Megjithëse Hitleri kishte gjak hebraik ai nuk mund të quhet i tillë për sa kohë që “identitetin“ e tij e fitoi në shoqërinë gjermane
Ylli Përmeti
03/05/2022 - 08:59
Lavrovi shkaktoi debat të madh në perëndim dhe në Izrael lidhur me faktin se Hitleri ishte me origjinë hebraike. Vitet e fundit është vërtetuar se origjina e Hitlerit ishte hebraike pasi kishte shumë dyshime për origjinën e tij. Por si duket izraelitët nuk e kanë parë studimin!
Megjithëse Lavrovi do t`ua tregojë studimin nëse izraelitët vazhdojnë të sillen si të paditur, mbetet e paqartë se kur Hitleri fitoi bindjen se hebraikët ishin “zezona” e shoqërive perëndimore. Besoj se bindja e tij lidhet kryesisht me “shoqëritë sekrete” ose “shoqëritë sioniste”; këto ishin dhe vazhdojnë të jenë “sekrete”. Besoj, gjithashtu, se Hitleri nuk ka qenë në dijeni për origjinën e tij hebraike. Në fund të fundit, se çfarë na bënë ne të jemi “njerëz me identitet” nuk është gjaku por bindjet; këto të fundit krijohen nga shoqëria ku jetojmë dhe edukimi. Por Lavrori ka thënë një të vërtetë të madhe të cilën Voa e keqparaqet ndërsa e sqaron BBC-ja:
“Kur u pyet [Lavrovi] se si Rusia mund të pretendojë se ajo po lufton të “çnazifikojë” Ukrainën kur vetë presidenti Zelenski është hebraik, Lavrovi tha: Unë mund ta kem gabim, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebraik. [Që Zelenski është hebraik] nuk do të thotë asgjë. Njerëzit e mençur hebraik thonë se anti-semitët më të flaktë janë zakonisht hebraikë”, citon BBC-ja.
Por BBC-ja nuk sqaron bindjen e Lavrovit lidhur me Zelenskin: sepse ai beson, siç e ka pohuar, se Zelenski nuk është nazist siç është një pjesë e qeverisë dhe ushtrisë së tij por marjonetë e Uashingtonit. Kështu, ndërsa Lavrovi e shfajëson Zelenskin (sa i përket ideologjisë së tij) për çka akuzohet nga Rusia ai thotë të vërtetën e madhe se “anti-semitët më të flaktë janë zakonisht hebraikët”.
Marksi, për shembull, ishte hebraik me origjinë. Por kur tregon karakterin e hebraikëve, ai tregon një lloj neveritje për ta, sepse, sipas tij, janë të marrosur pas parasë. Në fjalët e tij:
“Le të konsiderojmë hebraikun e sotëm, botëror ― jo hebraikun Sabbath, siç bënë Baueri, por hebraikun e përditshëm. Le të mos kërkojmë sekretin e hebraikut në fenë e tij, por të kërkojmë sekretin e fesë së tij në hebraikun e vërtetë. Cila është baza e shekullarizmit judaist? Nevoja praktike, vetë-interesi. Cila është feja botërore e hebraikut? Pramatar. Cili është zoti i tij botëror? Paraja”.
Këtë lloj karakteri e gjejmë tek një hebraik të mirënjohur të kohës sonë: Sorosi. Një tjetër është Rothshildi. Ndryshe nga Hitleri, Marksi ishte në dijeni për origjinën e tij hebraike. Por nuk e ka përmendur kurrë publikisht origjinën e tij. Madje ai “dinte pak në të vërtetë se si jetonin hebraikët”. Por kjo nuk e pengoi të tregonte karakterin e tyre.
Neverinë për njerëzit që marrosen pas parasë e gjejmë dhe tek folozofët e antikitetit, me më kryesorin, tek Aristoteli. Kam publikuar disa pjesë nga ky i fundit dhe kam treguar arsyet se pse këta lloj njerëzish janë të neveritshëm edhe për filozofët.
Por kjo s`do të thotë se hebraikët duhet të karakterizohen të gjithë siç i karakterizon Marksi; do të ishte padrejtësi e madhe: sepse në të gjitha shoqëritë ka njerëz të tillë. Këta lloj njerëzish zhvillojnë në karakter dëshirën për të mbizotëruar shoqërinë. Dhe paraja dhe pushteti politik janë mjeti përmes të cilit ata realizojnë dëshirën e tyre. Por dëshira e tyre bie ndesh me ideologjinë e elitave marksiste: se në socializëm dhe komunizëm luftohet mbizotërimi i njeriut nga njeriu dhe synohet barazia. Kjo është arsyeja kryesore se pse qeveritë marksiste të shekullit të kaluar ishin anti-sioniste; një arsye e dytë ishin politikat e padrejta të Izraelit ndaj palestinezëve. Ndryshimi me atë kohë është se disa hebraikë, si Sorosi, me marrosjen e tyre pas parasë, kanë kapur pushtetet kryesorë të “rendit” botëror të globalizmit neoliberal dhe kërcënojnë kombet dhe jetën e planetit si kurrë më parë dhe këtë fakt komunistët marksistë s`e kanë kuptuar ende!
Reagimi i ministrit të jashtëm izraelit, rrjedhimisht, ndaj qendrimit të Lavrovit, se ai është “i pafalshëm dhe fyes gjithashtu dhe një gabim historik i tmerrshëm”, është edhe hipokrit (duke hamendësuar se e ka lexuar studimin) edhe idiot: sepse megjithëse Hitleri kishte gjak hebraik ai nuk mund të quhet i tillë për sa kohë që “identitetin“ e tij e fitoi në shoqërinë gjermane.
Siç dhe pritësh, ndaj qendrimit të ministrit të jashtëm izraelit pati reagim të menjëhershëm nga ministria ruse duke e quajtur qendrimin e tij “anti-historik” dhe duke shtuar se qendrimi i tij “sqaronte në shkallë të lartë pse qeveria aktuale e izraelit mbështet regjimin neo-nazist në Kiev”. Izraeli është munduar, në fakt, të qendrojë asnjanës në luftën e Ukrainës; madje kryeministri izraelit fluturoi për në Moskë ku takoi Putinin përgjatë ditëve të para të luftës, dhe mbajti hapur dialogun me Zelenskin me shpresën se të dyja palët do të bisedonin, kryesisht sepse qindra mijëra hebraikë jetojnë në Rusi dhe Ukrainë. Por ndërsa ka refuzuar përgjërimet e Kievit për armë, Izraeli ka dërguar helmeta, xhaketa kundërajrore dhe një spital fushor me mjekë izraelit në Ukrainë.
Dhe siç zbulon “The Times”, “në fushën e aviacionit amerikan në Ramstein, Gjermani, një oficer i lartë izraelit mori pjesë në një takim për bashkërendimin e furnizimit me armë të Ukrainës”. “Ne jemi në dijeni se për Rusinë prania jonë në mbledhjen e Ramstein ishte një vijë e kuqe” tha një diplomat izraelit ndërsa bisedimet vazhdojnë në qeverinë izraelite për “rritjen” e ndihmës ndaj Ukrainës duke përfshirë sisteme “mbrojtëse” më të përparuar megjithëse tani është e pamundur të përfshihen raketat kundër-ajrore që ka kërkuar Ukraina.
Rusia kundërveproi ndaj përfshirjes së Izraelit në armatosjen e Ukrainës: sipas medias ruse në Moskë shkuan emisarët e Hamasit Palestinez; ata do të bisedojnë gjendjen rreth Jeruzalemit, dosjen palestineze në përgjithësi dhe marrëdhëniet me Rusinë. Me shumë gjasa Rusia do të pajisë Hamasin me armë për të nxitur një front tjetër luftarak për Izraelin si kundërpërgjigje ndaj përfshirjes së tij në Ukrainë.
Për të zbutur krisjen kryeministri izraelit foli në telefon me Putinin dhe tha pas bisedës se Putini i kishte kërkuar ndjesë për qendrimin e Lavrovit. Por leximi me zë i bisedimeve nga shërbimi i shtypit të Kremlinit nuk e përmendin ndjesën. Leximi përmendi vetëm çështjen e rëndësisë së Ditës së Fitores: “për njerëzit e të dy vendeve të cilët ndajnë të vërtetën historike rreth ngjarjeve të atyre viteve dhe nderimin e të rënëve, duke përfshirë dhe viktimat e Holokaustit”. Sipas raportit, Putini kujtoi se nga gjashtë milionë hebraikë të torturuar në geto dhe kampe vrasjeje dhe të vrarë nga nazistët gjatë veprimeve ndëshkimore, 40 për qind ishin qytetarë sovjetë ndërsa Beneti spikati kontributin vendimtar të Ushtrisë së Kuqe në fitoren ndaj nazistëve. Kështu, ose gënjen kryeministri izraelit ose vërtet ka kërkuar ndjesë Putini dhe raporti i shtypit të Kremlinit nuk e përmendi.
Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 356 reads