“Sytë” bionikë që mund të revolucionarizojnë shikimin
SHJ
08/01/2017 - 14:43
Shpresa sjellin ndërthurjet e reja të neurokirurgëve për të verbrit dhe jo vetëm, për nxjerrjen e tyre nga errësira e përhershme shqisore. Tashmë një “sy” bionik është në procesin e tij të integrimit në jetën e njerëzve. Neurokirurgia Xhefrei Rosenfeld (Jeffrey Rozenfeld), drejtoreshë e Institutit të Monashit për Inxhinierinë Mjekësore në Australi, shpreson se të do të “mishërojë” ‘pllaka të vogla qeramike mikro-elektrodike’ në koren e shikimit të trurit të vullnetarëve të verbër këtë vit — duke iu shmangur rrugës normale të shikimit. Përmes kësaj praktike, citon neurokirurgia, ne s’kemi nevojë as edhe për kokërdhokun e syrit. Një kamera shifrare që montohet mbi një palë syze, kap imazhe të cilët procedohen në një apart me madhësinë e një telefoni valor. Imazhi i rezultuar më pas transferohet me valë në pllakat e vendosura në koren përkatëse të trurit — sa më shumë pllaka, aq më i hollësishëm është imazhi. Këto teknika janë hartuar për të ndihmuar njerëzit me paaftësi të shikimit por mund edhe të adoptohen nga të tjerë të cilët dëshirojnë të përmirësojnë shqisat e tyre ose cilësinë e shqisave të shikimit. Why bionic eyes could transform sight, BBC, 08 January 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads