“Kanceri agresiv” i Bajdenit dhe përvoja ime
Nga rasti Bajdenit mund të mësojnë të gjithë meshkujt, të rinj e të vjetër dhe (para)ndalojnë kancerin e prostatës
Ylli Përmeti
20/05/2025 - 07:48
Dje u njoftua se Bajdeni është diagnostikuar me ‘kancer agresiv’ në prostatë. Me gjasë do ta marrin më qafë “mjekët”, sepse njësoj më thanë dhe mua për “kokëbërësin” tim rreth tre vjet më parë por e ndalova një pjesë të marrëzisë së “mjekëve”.
Ata përdorin një parim kur gjykojnë se një pacient “ka” kancer në prostatë: kur shohin (nga biopsia) se PCR-ja (një lloj proteine në prostatë) është e lartë, menjëherë e quajnë pacientin me “kancer agresiv” dhe si pasojë këshillojnë ose operacion për të hequr prostatën ose hormonoterapi (estrogjen).
Kur mësova se “mjekët” kishin këshilluar operacion, kërkova një takim me “mjekun” dhe zhvillova një bisedë.
Ai s`e dinte që unë sapo kisha parabotuar studimin lidhur me kancerin. Megjithatë, nga biseda kuptova se diagnoza e tij ishte e gabuar. Si pasojë dhe ngaqë unë s`kisha autoritet mjekësor, i thashë që të përdorim hormonoterapinë por jo operacionin, sepse unë s`isha i bindur sa ati im ishte me kancer agresiv.
“Mjeku” u pajtua me mua dhe kështu përdorëm hormonoterapinë por ajo ka kundërndikime të tmerrshme. Megjithatë, ai e bëri “terapinë” dhe isha po unë që ia ndërpreva kur pashë se po e dëmtonte.
Në të vërtetë, përqindjen e lartë të proteinave, unë ia luftova ndryshe; me një 'terapi' pa kundërndikime. Sot ai është qetësuar nga prostata (zmadhimi` saj etj.) por vuan nga një sëmundje tjetër, e cila u theksua nga “terapia” hormonale që përdorëm.
Raportet thonë se qelizat kancerogjene të Bajdenit janë shpërndarë përgjatë trupit. Sipas mjekëve, ai gjendet në shkallën 9 të gleansonit (fjala lidhet me mënyrën se si matet aftësia e qelizave për t`u shpërndarë rreth trupit). Shkalla vërtitet nga 6 deri në 10, me numrin më të lartë të tregojë kancer agresiv. Shkalla më e ulët është 3. Mjekët pranë tij këshillojnë përdorimin e kemioterapisë, steroideve dhe terapisë hormonale. Por se cilën nga këto ndërthurje, ende s`është marrë vendim.
Gjykuar nga këto praktika dhe kundërndikimet që kanë ato “terapi” por dhe nga gjendja e përgjithshme e shëndetit të Bajdenit, dhe nga dija tejet e pjesshme e “mjekëve” lidhur me kancerin në përgjithësi dhe të prostatës në veçanti, është e sigurtë se Bajdeni do të vuajë vitet e fundit të jetës së tij. Ai mund t`i shmangte ato praktika dhe pasoja po të lexonte studimin tim. Por vështirë se do të gjejë kureshtjen dhe kurajën ndërsa studimi im ka ngecur në procesin e botimit.
Bajdeni kur ishte president pretendoi se politika e tij do ta kuronte kancerin më shpejtë dhe do ta përgjysmonte përqindjen e vdekjes prej tij…
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 35 reads