...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse thuajse gjithë Universi është i padukshëm?

Dhe është ky parakusht në Univers, domethënë, energjia e zezë, që mund të shkaktojë ekspansionin e Universit

SHJ

17/03/2017 - 12:05

Adam Backer, një astrofizikan amerikan, argumenton se rreth 95% ose më shumë, e hapësirës së Universit, është e padukshme. Ne shikojmë vetëm 5% të tij. Rreth 95% e tij është “lëndë” që nuk ndërvepron me dritën, atomet dhe molekulat tona. As e absorbon dritën as e përçon. Si e tillë, ne kurrë nuk mund ta shohim atë. Përveç përmes ndërveprimit gravitacional. Karakteri i saj kryesor është ‘gravitacionaliteti’. Aktualisht nuk e kuptojmë mirë karakterin e saj. Kjo “forcë rëndese” ndërvepron me gjithçka në univers. Hapësira e Universit është e ndarë në “lëndë” të zezë të padukshme dhe energji të zezë. Kjo e fundit u zbulua në vitin 1999-të.

Kështu, rreth 70% e Univesit është energji e zezë, 25 “lëndë” e zezë dhe rreth 5% lëndë e zakonshme. Në fillim të shekullit të kaluar ajo është quajtur “konstante kozmologjike”: se atje ka energji që shfaqet kudo ndërsa universi ekspansionohet. Ky fenomen është parashikuar nga Ajnshtajni në teorinë e tij të relativitetit. Dhe është ky parakusht në Univers, domethënë, energjia e zezë, që mund të shkaktojë ekspansionin e Universit. Why almost all of the Universe is utterly invisible, BBC, 15 march 2017.      

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA