...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kupa Botërore do të zgjerohet me 48 skuadra në vitin 2026-të

Trofeja e futbollit do të realizojë 1 miliard dollarë në të ardhura shtesë me një çerekun e anëtarëve

SHJ

10/01/2017 - 15:43

FIFA ka vendosur të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror të futbollit, nga 32 aktualisht në 48. Ajo beson se do të rrisë me 1 miliard dollarë të ardhurat e saj. Ky projeksion bazohet kryesisht te arsyetimi se zgjerimi i ngjarjes do të sigurojë thuajse 500 milion dollarë në marrëveshje të reja me televizionet. Kështu në njërën anë televizionet dhe në anën tjetër sportdashësit dhe tifozat, do të mundësojnë realizimin e objektivit. Ky vendim do të aplikohet duke nisur me kampionatin e vitit 2026, i cili mendohet se mund të zhvillohet në kontinentin e Amerikës së Veriut. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e së martës pas votimit në Zyrih të Zvicrës. Projekti mban firmën e kretu të ri të FIFA-s Xhani Infantino. Ai tha se ky format u jep më shumë mundësi kombëtareve për të përjetuar gëzimin e Kupës së Botës dhe pritet të forcojë futbollin dhe ta rrisë atë në vendet e vogla. Ky vendim u kërshtua nga Uefa, trupi qeverisës i futbollit europian, i cili përfaqëson skuadrat më të mëdha të kontinentit, se ai do të rrisë ngarkesën për lojtarët. Por Infantino, pas bisedimeve javore, realizoi një zgjidhje për t’iu përshtatur gjithë palëve.

Duke zbërthyer skemën Infantino ka bërë të ditur se numri i takimeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla. Skema e Botërorit 2026 është kjo, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje. Turneu do të përfundojë brenda 32 ditëve, një vendim i cili pritet të qetësojë klubet e mëdha evropiane, të cilët kundërshtuan fuqishëm këtë ndryshim.Format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund. Ndryshimi fundit i formatit të kampionatit të Botërorit të futbollit ka ndodhur në vitin 1998.

 

   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA