Si arrijnë tentakulat e “Facebook-ut” atje ku s’ta pret mendja?
SHJ
27/05/2017 - 14:39
Facebook-u është bërë një nga korporatat më te fuqishme botërore në terma ekonomik. Është pjesë e pandashme e sektorëve ekonomikë, teknologjisë dhe komunikimit masiv. Por efekti i tij në sjelljen e njerëzve është shkatërrues: sepse ka shkatërruar bisedën e drejtëpërdrejt të njerëzve. Siç citon një hetim:
Nëse Facebook-u do të ishte një shtet, ai do të ishte më i madh se Kina…firma thuajse adoleshente e Silicon Valley magazinon rreth 300 petabit të dhënash, mburret me afro 2 miliard përdorues, dhe mblodhi thuajse 28 miliard dollarë në të ardhura vetëm në vitin 2016-të…Të gjithë ne, kur ngarkojmë diçka në rrjet, kur etiketojmë, kur komentojmë, ne në të vërtetë punojmë për facebook-un…informacioni i ndërveprimit tonë ushqen algoritmet komplekse që fuqizojnë faqet e medias sociale, ku sjellja jonë transformohet në një product…një hartë tregon se si çdogjë – nga vjegëzat (linqet) që postojmë në facebook, te faqet që pëlqejmë, te sjellja jonë në linjë në shumë kënde të tjerë të hapësirës kibernetike që pronësohen ose ndërveprojnë me ndërmarrjen (Instagram, Whatsapp ose faqe që përdorim thjesht për hyrje (log-in) përmes Facebook-ut – mund të hyjnë në një process gjigand algoritmik. How Facebook's tentacles reach further than you think, BBC, 26 May 2017.
Tashmë pronari i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg, është bërë i famshëm dhe nderohet më shumë se çdo njeri tjetër. Ka shumë gjasa që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenaciale në Amerikë. Nëse kandidon, është e sigurtë se do të fitojë...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 41 reads