...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Algat toksike helmojnë ujërat ndërsa qeveritë nxisin zhvillimin e praktikave bujqësore kancerogjene

Përdorimi i plehrave kimike (një tip fisfori) nga bujqit për prodhim bimor nuk shkakton vetëm prodhim kancerogjen dhe helmon trupin e njeriut por helmon dhe ujërat përreth – sidomos ujërat e liqeneve, deteve dhe oqeaneve ku shkarkohen ujërat që kullojnë nga tokat.

16/11/2017 - 09:30

Përdorimi i plehrave kimike (një tip fisfori) nga bujqit për prodhim bimor nuk shkakton vetëm prodhim kancerogjen dhe helmon trupin e njeriut por helmon dhe ujërat përreth – sidomos ujërat e liqeneve, deteve dhe oqeaneve ku shkarkohen ujërat që kullojnë nga tokat.

Dihet se plehrat kimike shpërndahen në rrinjët e bimës dhe një pjesë e tyre i merr uji dhe i çon në ujëra të ndenjur ku zhvillohet alga helmuese ose tosike që nuk shkatërron vetëm jetën nënujore por çon në vdekje njerëzish nëse prekesh nga ajo kur noton në ujë. Amerika në disa shtete është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të algës përpakatëse. Qindra kafshë shtëpiake dhe të egra kanë ngordhuar pasi kanë pirë ujë të ndotur me algën përkatëse.

Zonat me uri-oksigjeni të shkaktuara nga alga janë shtuar 30 herë që nga viti 1960-të duke shkaktuar shkatërrimin masiv të peshkut. Zona verore e këtij viti në Golfin e Meksikës ishte më e madhja që është regjistruar ndonjë herë. Algat ndihmohen dhe nga ndryshimi i klimës: ujërat bëhen më të ngrohtë dhe më miqësor për algat. Masat e qeverive në sektorin e bujqësisë —për bashkëpunim vullnetar mes fermerëve për të reduktuar përdorimin e plehrave kimike— kanë rezultuar pa asnjë suskses.

Fermerëve u kërkohet të mbjellin “drithëra mbulimi” për të reduktuar erozionin stinor, ose instalimin e sistemeve ujitëse më efiçente — zakonisht me kursimet e qytetarëve. Amerika ka shpenzuar më shumë se 29 miliard dollarë në programe vullnetare nxitëse në vitin 2009-të për të bërë rreth 500,000 ndërmarrje më miqësore me mjedisin. Fermerët nuk pranojnë ‘diktime’ të tjerë nga qeveria dhe janë duke ‘eksperimentuar’ me njëri-tjetrin!

Alga po kthehet shpejtë në një epidemi botërore dhe po shfarros jetën e ujërave. Qeveritë nuk dinë si ta zgjidhin problemin. Fermerët nuk pranojnë ‘diktime’ ndërsa jeta që na rrethon shkatërrohet. Qeveri të tjera –si qeveritë tona- as që e mbikqyrin këtë proces. Thjesht kanë dëgjuar ‘treg të lirë’ dhe nxisin bujqit të punojnë tokën ndërsa paralel me ta bashkëjetojnë “ekspertët” e agronomisë së tregut. 

Ka zgjidhje kjo problematikë? Sigurisht që ka. Ajo kalon nga studimi dhe kuptimi i problematikës. Studiojnë partitë? Jo! Po popujt? Jo! Si mund ta zgjidhim, rrjedhimisht, kur as partitë nuk studiojnë e as popujt? Duke respektuar studiuesit dhe shqyrtuar punët e tyre. Në dijeninë tonë, aktualisht, s’ka studiues në anët tona. Edhe ata që paraqiten si studiues na thonë gjysmë të vërteta...              

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA