...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika bllokoi mocionin e hetimit të Izraelit për vrasjet e palestinezëve

Autoritetet palestineze thonë se ushtarët izraelitë vranë të paktën 15 vetë të premten dhe mbi 750 të tjerë u qëlluan me municion luftarak.

02/04/2018 - 09:37

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një mocion të Këshillit të Sigurimit për hapjen e hetimeve lidhur me përdorimin e municionit luftarak kundër palestinezëve që po merrnin pjesë në një protestë masive në Rripin e Gazës. Njoftimin e bëri Agjencia Franceze e Lajmeve, bazuar në pohimet e një diplomati në Këshillin e Sigurimit.

Dje, dy palestinezë u qëlluan në këmbë nga ushtarë izraelitë ndërkohë që po ecnin pranë barrierës në Rripin e Gazës që ndan Izraelin nga palestinezët.

Në një tjetër incident një 16-vjeçar u plagos në të dyja këmbët nga forcat izraelite kur ai dhe një djalë tjetër po hidhnin gurë me llastikë në drejtim të barrierës prej gardhi.

Autoritetet palestineze thonë se ushtarët izraelitë vranë të paktën 15 vetë të premten dhe mbi 750 të tjerë u qëlluan me municion luftarak.

Palestinezët mbajtën një ditë zie dje, të shoqëruar me thirrjet për “shpagim”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi forcat izraelite që kishin qëlluar mbi palestinezët. Ushtria izraelite tha dje përmes një deklarate se 10 nga palestinezët e vrarë kishin lidhje me grupe terroriste dhe ishin qëlluar “ndërsa kryenin akte terrori” sipas deklaratës.

Nuk ka pasur njoftime për të lënduar nga radhët e izraelitëve.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA