...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika dhe Franca “kurthohen” nga Izraeli në Siri?

Pak orë pas deklaratës së Trampit “The Times” raportonte –duke cituar disa burime ushtarake- se Amerika do të sulmonte me raketa (Tomahawk) aeroportin e Sirisë

SHJ

09/04/2018 - 09:56

Pasi masmedia perëdimore qarkulloi “lajmin” se Asadi kishte sulmuar –edhe një herë— një qytet ku operonin militantët anti-regjim me “armë kimike” (kujtoj se për armët në fjalë u bë luftë e madhe në vitin 2013-të se në cilin vend do të asgjësoheshin duke përfshirë dhe Shqipërinë dhe në fund u asgjësuan poshtë Kretës...larg syve të popujve ndërsa Siria u inspektua nga emisarët e OKB-së për gjendjen e armëve kimike) dhe Trampi u përgjigj se Asadi do të paguante një “çmim të madh”, dhe një ditë më pas Amerika dhe Franca njoftuan një qendrim të përbashkët se do të “koordinonin një përgjigje të fuqishme dhe të përbashkët”, pasoi bombardimi i aeroportit të Sirisë! Pak orë pas deklaratës së Trampit “The Times” raportonte –duke cituar disa burime ushtarake- se Amerika do të sulmonte me raketa (Tomahawk) aeroportin e Sirisë ku dhe u vranë një dyzinë njerëzish.[1] Pas sulmit me raketa Amerika dhe Franca mohuan aludimet se pas sulmit qendronin ata ndërsa ministria e mbrojtjes ruse pohoi se bombardimet u ndërmorrën nga Izraeli – pa shkelur hapësirën ajrore të Sirisë: ato u shkaktuan gjatë fluturimit në Liban. Gjatë këtij tensioni Trampi akuzoi –për herë të parë- Putinin dhe Rusinë dhe Iranin se ishin përgjegjës për sulmin e pretenduar të Asadit...pasi u sulmua nga masmedia se Trampi ishte i butë me Putinin etj. Pak ditë përpara se të ndodhte kjo maskaradë Trampi kujtoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria ndërsa të tjerë këmbngulnin se tërheqja amerikane nga Siria do të fuqizonte Iranin dhe Hamasin në kufijtë e Izraelit. Pas ngjarjes, fajkojtë izraelitë kërkuan nga Amerika të bombardonte Asadin!     



[1]Syria attack: US likely to launch missile attack, April 9 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA