...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika dhe Rusia drejt përplasjes ushtarake në Siri

Një paralajmërim i dytë pasoi nga emisari i Moskës në Liban, Aleksandër Zasypkin, se çdo raketë do të asgjësohet nga ushtria ruse në rast agresioni amerikan

SHJ

11/04/2018 - 09:55

Rusia paralajmëroi Amerikën të shmangë veprimin ushtarak në përgjigje të sulmit kimik të supozuar në Siri. “Do të doja edhe një herë t’ju përgjërohem të frenoheni me planet që po zhvilloni aktualisht”, citoi ambasadori rus, Vasily Nebenzia, në OKB të martën. Ai paralajmëroi Uashingtonit se ai “do të mbante përgjegjësi” për çdo “aventurë të paligjshme ushtarake” që do të ndërmerrte. Por udhëheqësit perëndimor thanë se ata janë pajtuar të synojnë bashkë ata që janë përgjegjës për sulmin me Makronin të qartësojë se do të goditen pajisjet kimike të qeverisë siriane. Paralajërimi nga Moska erdhi gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB ku dështuan përpjekjet për miratimin e dy rezolutave: rezoluta e hartuar nga Amerika lejonte hetuesit të përpjestonin fajësinë për sulmin e dyshuar, ndërsa varianti i rezolutës ruse do ta linte këtë çështje në Këshillin e Sigurisë. Por ato u bllokuan me veto nga të dy vendet.

Një grup nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) do të zbarkojë “shpejtë” në Siri për të vlerësuar se nëse armë të ndaluara janë përdorur por nuk do të kërkojë të themelojë gjykim se cili ishte përgjegjës për sulmin. Gjasat janë se Amerika, Franca dhe Britania do të godasin Sirinë jo vetëm sepse Trampi anuloi një udhëtim zyrtar në Amerikën Latine por paralelisht një luftanije amerikane në Mesdhe ka paralajmëruar trafikun ajror të jetë i kujdesshëm për shkak të mundësisë së sulmit me raketa në Siri (BBC). Një paralajmërim i dytë pasoi nga emisari i Moskës në Liban, Aleksandër Zasypkin, se çdo raketë do të asgjësohet nga ushtria ruse në rast agresioni amerikan (RT).         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA