...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika dhe Rusia në gjendje lufte?!

Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet me Moskën janë ‘më keq’ se lufta e ftohtë

Voa/SHJ

11/04/2018 - 14:49

Pasi ambasadori i Rusisë në Liban tha se forcat ruse do të shkatërronin çdo raketë që niset drejt Sirisë, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Rusia duhet të jetë gati, "sepse ato do të vijnë".

"Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret popullin e vet me gaz dhe kënaqet duke e bërë këtë!" tha Presidenti Trump në Twitter.

Në mesazhin e plotë të Presidentit Trump në Twitter thuhet: "Rusia ka premtuar se do të qëllojë çdo raketë që do të hidhej kundër Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe "inteligjente!". Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret popullin e tij me gaz dhe kënaqet duke e bërë këtë!".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të mërkurën se të gjitha palët e përfshira në Siri duhet të përmbahen nga veprimet që mund të destabilizojnë rajonin.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha në përgjigje të komenteve të Presidentit Trump për Sirinë, se “raketat inteligjente duhet të drejtohen nga terroristët, e jo ndaj qeverive të ligjshme”.   

Presidenti amerikan tha në një cicërrim tjetër se “marrëdhëniet me Moskën janë ‘më keq’ se lufta e ftohtë. S’ka arsye pse të jetë kështu. Rusia ka nevojë për ne për ta ndihmuar me ekonominë e saj, diçka që do të ishte shumë e thjeshtë për t’u bërë, dhe ne kemi nevojë gjithë kombet të punojnë bashkë. Ndal garën e armatimeve?”

Rusia i kundërpërgjigjet se raketat inteligjente të Trampit do të shkatërrojnë provat e sulmit të supozuar me armë kimike duke pyetur se ky është plani?

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA