...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika drejt përplasjes me Evropën për Iranin

Komisioni europian tha se pavarësisht sanksioneve amerikane BE-ja do të vazhdojë tregëtinë e ligjshme me Iranin nën mbrojtjen e Brukselit dhe në përputhje me ligjin e BE-së dhe rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Statuti bllokues i BE-së për mbrojtjen e ndërmarrjeve të BE-së që kryejnë tregëti të ligjshme me Iranin nga ndikimi i sanksioneve të Amerikës hynë në fuqi në 7 gusht. Ndërkohë që vetë Irani po merr masa për mbrojtjen e divizës

SHJ

06/08/2018 - 14:26

Këtej e tutje nuk do të ketë më kufizime për sjelljen e arit dhe të valutës në vend, vuri në dukje televizioni shtetëror. Do të shfuqizohet rregullorja për ndalimin e kioskave të këmbimit që shesin valutë me kurse me luhatje të fortë. Eksportuesve u lejohet të shesin valutë me kurs të lirë ndaj imporuesve. Po ashtu do të garantohen çmimet e ulëta për mallra bazë dhe medikamente.

SHBA në maj të këtij viti anulluan në mënyrë të njëanshme marrëveshjen atomike me Iranin të vendosur në vitin 2015 dhe kërcënuan sërish me sanksione. Këto sanksione mund të hyjnë në fuqi në fillim të javës.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Mike Pompeo, theksoi ndërkohë, se qeveria e tij i përmbahet rivendosjes së sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit. "SHBA do t'i imponojnë këto sanskione", tha ai gjatë kthimit nga Azia për në SHBA.  Sanksionet janë "një komponent i rëndësishem i përpjekjeve tona për t'i frenuar aktivitetet qëllimkëqia iraniane", citon "Washington Post" ministrin e Jashtëm të SHBA-së. 

Rial në rënie

Në sfondin e masave shtrënguese, që ndër të tjera synojnë të kenë efekt kundër blerjes së Dollarit nga Irani dhe tregtisë me ar e metale të tjera të çmuara, Riali që nga prilli ka humbur gjysmën e vlerës. Sipërmarjet dhe depozituesit kanë blerë valutë, për t'u përgatitur ndaj sanksioneve. Rritja ekonomike po dobësohet, papunësia dhe inflacioni janë në rritje.

Para sanskioneve të reja thellohet kriza në Iran

Si pasojë e krizës mund të vihet nën presion edhe presidenti që konsiderohet i matur dhe pragmatik Hassan Rohani. Ai negocioi marrëveshjen me SHBA-në, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, përmes së cilës parashikohet kufizimi i programit bërthamor të republikës islamike dhe në këmbim të kësaj do të zbuteshin sanksionet. Rohani pati premtuar, se me fundin e sanksioneve do të gjallërohet ekonomia dhe do të përmirësohet standardi i jetesës për popullsinë.

Por iranianët po e humbasin durimin. Që nga fillimi i vitit vazhdimisht ka demonstrata kundër rritjes së çmimeve, mungesës së ujit, bllokimit të energjisë dhe korrupsionit. Ditët e fundit në disa qytete ka pasur protesta edhe kundër udhëheqjes në vend. Nga konservatorët në Irani kursi i Rohanit ndiqet me skepticizëm. Tani ata e ndjejnë veten të konfirmuar në qendrimin e tyre. DW

haz/ie (rtr, dpa)   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA