...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika gatitet për luftë me Korenë e Veriut

Goditja vjen një ditë pas deklaratës së Mattis, ministrit të mbrojtjes amerikane, i cili nxiti ushtrinë amerikane për t'u bërë gati për luftë sepse atje nuk ka variante pa rreziqe! Trampi ndërkohë kërkoi të rrisë dramatikisht arsenalin bërthamor (NBC)!

SHJ/VOA

11/10/2017 - 17:42

Ndërsa Presidenti Donald Trump shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.

Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë iu bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore dhe perëndimore të gadishullit korean.

Manovrat u zhvilluan ndërsa Presidenti Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut.

Këto komente të zotit Trump vijnë pas disa javë tensionesh dhe replikash me udhëheqësin koreanoverior. Presidenti madje kërcënoi se “do ta shkatërronte plotësisht” Korenë e Veriut, në se do të ishte e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, në rastin e një sulmi nga Pheniani.

Koreja e Veriut ka kryer një numër provash bërthamore dhe me raketa, përfshirë kalimin e raketave mbi Japoni. Voa   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA