...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika paralajmëroi Turqinë me sanksione nëse...

Një “luftë” për jetë a vdekje po zhvillohet mes amerikanëve dhe turqve: të parët duan të qendrojnë në Siri dhe të përparojnë objektivin e tyre ndërsa të dytët të operojnë në pavarësi nga Uashingtoni dhe të luajnë me dy porta.

SHJ

17/02/2018 - 15:18

Vizita e Tillersonit, ministrit të jashtëm amerikan, në Ankara pas sulmeve ushtarake të Turqisë në Siri dhe tensionit që u krijua mes ushtarakëve amerikanë që bashkë-veprojnë në Siri me ushtrinë kurde dhe Erdoganit, i cili kundërkërcënoi me “shuplakë osmane”, tensionit në jug të Qipros dhe Greqi, u paraqit se “kyçje e krahëve” mes palëve për të luftuar bashkë në Siri kundër ISIS-it, duke u mbështetur kryesisht në pohimin e ministrit të jashtëm turk dhe amerikan: “ne nuk do të veprojmë më gjatë vetëm. Ne do të punojmë bashkë nga ky çast. Ne do të kyçim krahët”, tha Tillersoni.[1]

Homologu i tij, Kavusoglu ishte optimist për perspektivën e rithemelimit të besimit me Uashingtonin. Marrëveshja propozoi një plan për qytetin e kundërshtuar sirian Manbij të kontrolluar nga ushtria aleate e kurdëve dhe amerikanët. Kavusoglu tha se SHBA-ja premtoi se do të kërkonte që ushtria kurde të linte Manbij-in, ku qendrojnë dhe trupa amerikane. Menjëherë sa të jetë larguar ushtria kurde, ne mund të ndërmarrim hapa, tha ai. Por Tillersoni as e konfirmoi as e mohoi pretendimin e Kavusoglut, por tha se Manbij do të jetë një përparësi për një grup pune që të shqyrtojë plotësisht çështjet kryesore mes dy vendeve.

Dhe gjykuar nga alarmi i madh që ka përfshirë Uashingtonin lidhur me vendosmërinë e Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes S-400 nga Rusia dhe frika se mos Turia çankorohet nga perëndimi, erdhi dhe paralajmërimi i Tillersonit kundrejt Erdoganit: se Kongresi amerikan mund të imponojë sanksione kundër Turqisë nëse ajo përparon blerjen e sistemit...duke shtuar se sanksionet kundër Turqisë synojnë Rusinë dhe jo aleatët e Amerikës. Sidoqoftë, është e qartë se një “luftë” për jetë a vdekje po zhvillohet mes amerikanëve dhe turqve: të parët duan të qendrojnë në Siri dhe të përparojnë objektivin e tyre ndërsa të dytët të operojnë në pavarësi nga Uashingtoni dhe të luajnë me dy porta.



[1]US and Turkey ‘lock arms’ to work together in Syria, FT, 16 Feb 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA