...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arktiku shënon temperatura rekord: 38°C ndërsa pyjet digjen masivisht

Çlirimet e shfrenuara në atmosferë shënuan një valë përvëluese të paparë në veri të Rusisë gjatë muajit qershor duke shënuer 38°C brenda Qarkut Arktik

Voa

28/06/2020 - 12:59

Çlirimet e shfrenuara në atmosferë shënuan një valë përvëluese të paparë në veri të Rusisë gjatë muajit qershor duke shënuer 38°C brenda Qarkut Arktik: në veri-lindje të Siberisë. Mesatarja e temperaturave në atë zonë është rreth 13°C. Por gjatë qershorit mesatarja ishte mbi 30°C çdo ditë duke shënuar 38°C në 20 qershor.

Arktiku po ngrohet dyfish më shpejtë se pjesa tjetër e planetit ndërsa pakësimi i borës dhe akullit zbulon tokën e cila abzorbon më shumë rreze diellore dhe krijon një qerthull shkatërrimtar.

Antarktida shënon temperatura rekord (20.75°C) ndërsa i shkëputen ajsbergë gjigandë

Në të njëjtën kohë zjarre masive kanë shpërthyer përgjatë pyjeve të rajonit duke nxitur ministrin e shërbimeve të jashtëzakonshme të Rusisë të paralajmërojë se ata po përhapen me 10 herë më shpejtë se vitin e kaluar.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA