...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Bisedimet e fshehta mes SHBA-së, Kosovës dhe Shqipërisë për strehimin e afganëve

Agjencia Reuters citon dy burime t'i kenë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës stimuj ekonomikë dhe politikë në shkëmbim të pranimit te disa mijëra afganëve

SHJ

14/08/2021 - 07:59

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende sesa ishin bërë publike, për të arritur marrëveshje për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, tha agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar katër zyrtarëve amerikanë.

Diskutimet e paraportuara më parë me vende si Kosova dhe Shqipëria nënvizojnë dëshirën e administratës për të mbrojtur afganët që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara nga hakmarrja e talebanëve, ndërkohë që përmbyllet procesi i miratimit të vizave amerikane.

Agjencia Reuters citon dy burime t'i kenë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës stimuj ekonomikë dhe politikë në shkëmbim të pranimit te disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se Uashingtoni ka shqetësime lidhur me aftësinë e Kosovës për të strehuar afganët.

As qeveria e Kosovës, as e Shqipërisë nuk pranuan t'i përgjigjeshin interesimit të Zërit të Amerikës për konfirmimin e këtyre njoftimeve.

Ndërsa talebanët po shtrijnë kontrollin e tyre mbi Afganistanin me një shpejtësi tronditëse, Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se do të dërgojnë 1 mijë veta në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat e Posaçme të Imigrimit (SIV). Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe në punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program.

Deri më tani, rreth 1 mijë e 200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3 mijë e 500 në javët e ardhshme.

Nga frika se përparimi i talebanëve po shton kërcënimin për aplikuesit në programin SIV që janë ende në pritje të përpunimit, Uashingtoni po kërkon vende të treta që t'i presin ata derisa të përgatiten dokumentet e tyre dhe të mund të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur me kushtin që të mos identifikohen, thanë për agjencinë Reuters se vendet ishin në mëdyshje për të pranuar afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për shkak të COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Administrata e presidentit Biden po shqyrtonte mundësitë që Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani të merrnin mijëra aplikantë, por këto përpjekje kanë shënuar pak përparim.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8 mijë afganëve në Katar, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane, është arritur tash e disa javë, tha një tjetër zyrtar amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është shpallur.

Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që po ndryshon me shpejtësi.

Kryengritësit kanë marrë rreth gjysmën e 34 kryeqyteteve të provincave të vendit ditët e fundit. Këtu përfshihen qyteti i dytë dhe i tretë më i madh në vend, Herati dhe Kandahari. Talebanët tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e Afganistanit vetëm disa javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e trupave të saj të fundit.

Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata të apelojë tek të tjerët që mund të jenë të gatshëm të ndihmojnë nëse Uashingtoni ofron mbështetje, thanë zyrtarët.

Në këtë kuadër sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar edhe me Kosovën dhe Shqipërinë.  

Implikimet me kampin e muxhahedinëve & refugjatëve sirianë: Shqipëria sulmohet nga Irani

Shumica e vendeve hezitojnë

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin. Vendet e tjera që po negocion SHBA janë edhe Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Shumica janë të shqetësuar se cilët janë këta njerëz. A mund të siguroheni që këta njerëz do të marrin vizat për në Shtetet e Bashkuara? Kush do të kujdeset dhe do të ushqejë këta njerëz? Çfarë ndodh nëse këta njerëz largohen nga vendet ku ata po qëndrojnë momentalisht? ” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar ka përfunduar përpara disa javësh, sipas një njoftimi të një zyrtari amerikan, por ende nuk është bërë publike. Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që po ndryshon me shpejtësi.

Përfaqësuesi amerikan Jason Crow, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Kongresit për të shpejtuar proçesin e SIV, tha se administrata duhet të vendosë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e stafit të ambasadës, një mënyrë për të përshpejtuar proçesin e vizave.

Në të njëjtën kohë, Crow, një ish ushtar i cili shërbeu në Afganistan, tha se është e vështirë të evakuohen të gjithë aplikantët e SIV dhe familjet e tyre sepse ata nuk mund të shkojnë dot në Kabul. Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata ti bëjë thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë sigurisht me ndihmën e Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës koncesione ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve, por ka shqetësim në Uashington për aftësinë e saj për të strehuar afganët, thanë burimet. Ministria e jashtme në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Po ashtu ambasadat e Shqipërisë, Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

1,200 afganët e evakuuar janë vetëm një pjesë e 21,000 personave që kanë aplikuar për SIV dhe administrata e Biden po përpiqet t'i mundësojë strehim të përkohshëm. Sipas të dhënave, numri i personave të evakuuar është 80,000, së bashku me anëtarët e familjes së tyre.

James Miervaldis, kryetar i një organizatë që ndihmon aplikantët e  SIV të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, tha se mundësia që shumica e aplikantëve të evakuohen është e pakët. Kjo është çështje po diskutohet ende nga ligjvënësit në Kongres, përfshirë aleatët e Biden.

“Ne duhet të mbajmë premtimet tona për mijëra afganë që rrezikuan jetën e tyre për të na ndihmuar. Është  koha që Biden të lërë mënjëanë burokracinë dhe të ndihmojë afganët, “tha kongresistja  Sara Jacobs.

Në këtë raport ka kontribuar Voa dhe ABCnews

Një ditë më pas Rama njoftoi se...

Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Këtë e pohoi të dielën kryeministri Edi Rama, në një postim të gjatë në Facebook, duke shpjeguar dhe arsyet e këtij vendimi.

“Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo”, theksoi kryeministri Rma, duke kujtuar se vite më parë Shqipëria ka bërë të njejtën gjë dhe me afro 2 mijë muxhahedinë, anëtarë të opozitës iraniane të cilët jetojnë në një zonë pranë Tiranës dhe Durrësit.

Kryeministri Rama, bëri të ditur se që përpara se Shtetet e Bashkuara t’i bënin kërkesë Shqipërisë “ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”.

Kryeministri sqaroi se vendimi për t’i ofruar strehim grupit të afganëve, nuk erdhi “thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s'jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t'u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj”.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria ka “përgjegjësi për të qëndruar pranë partnerit të saj strategjij dhe aleatëve në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan”, duke shtuar se “Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë e saj. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, theksoi zoti Basha.​ Voa

Kosova e gatshme për strehimin e afganëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të dielën se Kosova do të strehojë refugjatët afganë dhe se një grup punues i qeverisë së vendit është duke punuar me Shtetet e Bashkuara për këtë cështje.

Në një postim në rrjetet sociale ajo tha se më 16 korrik, ishte kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, me një kërkesë nga presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken për strehimin e përkohshëm të afganëve, që kishin punuar bashkë me forcat amerikane.

“Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”.

Ajo shkroi më tej se qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj.

“Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me çështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur”, shkroi ajo.

Qeveria e Kosovës tha më herët gjatë ditës së po trajton kërkesën amerikane për strehimin e përkohshëm të afganëve që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të zotit Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thuhet se “që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, përfundon deklarata.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë dhënë më shumë hollësi rreth diskutimeve.

Përfaqësues të opozitës bënë thirrje që Kosova t’i përgjigjet pozitivisht çdo kërkese amerikane për këtë çështje.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, shkroi të dielën në rrjetet sociale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, shkroi se “ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpia. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithçka që njeh dhe do. Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani”.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA