...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Brazili dhe Argjentina përgatisin Amerikën Latine për një bashkim monetar

Qëllimi fillestar do të jetë se si deviza e re, për të cilën Brazili këshillon të quhet “sur” (jug), mund të fuqizojë tregun rajonal dhe të ulë mbështetjen në dollarin amerikan

Ylli Përmeti

23/01/2023 - 12:18

Sipas Financial Times, Brazili dhe Argjentina do të njoftojnë këtë javë se ata po fillojnë përgatitjet për një bashkim monetar, në një lëvizje e cila mund të krijojë bllokun me devizën e dytë më të madhe në botë pas eurozonës. Qeveritë e majta të vendeve përkatëse do të diskutojnë planin në një mbledhje në Buonos Ajres këtë javë dhe do të ftojnë shtetet e tjerë t`i bashkohen nismës.

Qëllimi fillestar do të jetë se si deviza e re, për të cilën Brazili këshillon të quhet “sur” (jug), mund të fuqizojë tregun rajonal dhe të ulë mbështetjen në dollarin amerikan. Si fillim do të veprojë paralelisht me realin brazilian dhe peson argjentinas. Do të ketë një vendim për të studiuar parametrat e nevojshëm për devizën e re, i cili përfshin çështjet fiskale dhe madhësinë e ekonomive dhe rolin e banakve qendrore. Nismëtarët thonë se nisma nuk do të krijojë pritshmëri të gabuara por do të jetë hapi i parë për një rrugë të gjatë në të cilën Amerikan Latine duhet të udhëtojë.

Si fillim një projekt dypalësh do t`u ofrohet shteteve të tjerë në Amerikën Latine nga Brazili dhe Argjentina. Një bashkim monetar që përfshin gjithë Amerikën Latine do të paraqeste 5 për qind të PBB-së botërore kur bashkimi më i madh botëror monetar, euroja, përbën 14 për qind të PBB-së botërore kur përllogariten në dollarë.

Projekti mendohet të marrë shumë vjet. BE-së, për shembull, iu deshën 35 vjet për të krijuar euron. Vendimi pritet të njoftohet nga presidenti i sapozgjedhur i Brazilit pas mbledhjes, në vizitën e parë jashtë vendit. Të dy vendet kanë diskutuar krijimin e një devize të përbashkët në të kaluarën por bisedimet janë mbytur nga banka qendrore e Brazilit. Por tani që të dy vendet qeverisen nga të majtët, ideja ka mbështetje më të madhe.

Tregu po lulëzon mes dy vendeve, duke arritur 26 miliardë dollarë në 11 muajt e parë të vitit të kaluar, gati 21 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021. Të vendet janë fuqia udhëheqëse pas bllokut rajonal tregtar Mercosur, i cili përfshin Paraguain dhe Uruguain. Tërheqjet për një devizë të re të përbashkët janë më të dukshme për Argjentinën ku inflacioni vjetor po i afrohet 100 për qind ndërsa banka qendrore shtyp para për të financuar shpenzimet.

Gjatë tre viteve të qeverisë Alberto Fernandez, sasia e parave në qarkullim është katërfishuar, dhe obligacioni më i madh i pesos ka vlerë më pak se tre dollarë, i cili përdoret gjerësisht në shkëmbimet paralele monetare.

Për të njëjtën arsye ka shqetësime në Brazil rreth idesë ndërsa Argjentina është kufizuar shumë nga tregjet ndërkombëtare të huave që nga falimentimi i vitit 2020 dhe ende i detyrohet më shumë se 40 miliardë FMN-së nga një shpëtim (ose hua) të vitit 2018. Lula do të qendrojë në Argjentinë dhe për një mbledhje tjetër të 33 kombeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), ku do të mblidhen të majtët e gjithë rajonit për herë të parë që pas valës së vitit të kaluar të zgjedhjeve kur fituan ndaj të djathtëve. Atje do të diskutohen të njëjtat çështje.   

Monedhë-blloqet e tjerë janë frangat CFA (janë dy lloje, një që përdoret në Afrikën Perëndimore dhe një në Qendroren) të cilat mbështeten në euro dhe dollari i Karaibeve Lindore. Por ato përfaqësojnë një pjesë të vogël të prodhimit botëror.

Amerika Latine dhe Qendrore “pushtohet” nga e majta marksiste dhe anti-amerikanizmi

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA