Cebr: makro-ekonomia dhe makro-ekologjia botërore e zymtë; më e zymtë Shqipëria
Cebr parashikon makro-ekonomi dhe makro-ekologji të zymtë për botën por më të zymtë për Shqipërinë
Ylli Përmeti
26/12/2020 - 17:59
Shqipëria do të ketë një dekadë depresive në ekonomi parashikon qendra për kërkime ekonomike dhe tregëtare britanike, Cebr. Qendra është një nga këshillimoret ekonomike më të mira në nivel botëror. Në raportin e saj vjetor, të publikuar sot, ajo sfidon dhe parashikimet e institucioneve të tjerë si FMN-ja, OECD etj. Ajo parashikon se bota do të bazohet në më shumë gjelbërim dhe teknologji. Por për shkak të Kovidit, ekonomia botërore është tkurrur dhe borxhet janë rritur. Azia e ka përballuar më mirë epideminë ndërsa Evropa dhe SHBA-ja më keq.
Si rezultat, ekonomia kineze parashikohet të kalojë ekonominë amerikane në vitin 2028, pesë vjet më herët se 2033 që kishin parashikuar. India ka pësuar dëme dhe si rezultat, pasi kaloi Britaninë në vitin 2019, si ekonomia e pestë më e madhe botërore, Britania e kalon sërish Indinë dhe qendron kryesuese deri në vitin 2024 përpara se India ta kalojë sërish. Çmimi i naftës do të bierë poshtë 30 dollarëve një fuçi në vitin 2035 ndërsa niveli i detit do të ngrihet me 45 cm deri në vitin 2035 nga 25 cm që kishin parashikuar më parë. Kostua e përmbytjeve do të jetë rreth 14 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2100.
Ekonomia e Shqipërisë është tkurrur gjatë vitit 2020 me 7.5%. Borxhi publik në raport me PPB-në u rrit në 83.3% nga 67.7% në vitin 2019. Borxhi i qeverisë në raport me PPB-në ishte 8.4% në vitin 2020. “Mes vitit 2021 dhe 2025, Becr parashikon se përqindja e rritjes vjetore e PPB-së do të përshpejtohet në një mesatare prej 4.6%. Sidoqoftë, në horizontin e mbetur, rritja ekonomike pritet të bierë në një mesatare prej 3.4% në vit. Kjo trajektore rritjeje do ta shohë Shqipërinë të bierë nga vendi i 128 i tabelës së Ligës Botërore Ekonomike në vitin 2020 në vendin e 131 në renditjen botërore deri në vitin 2035”.
Raporti: file:///C:/Users/hp/Downloads/WELT-2021-final-23.12%20(1).pdf
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 30 reads