...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çfarë fsheh “reforma” e Gjermanisë dhe Francës për Eurozonën?

Kundrohet krijimi i një mekanizmi europian për shpëtimin e bankave “nga brenda” (“bail-in”) por jo duke përdorur kursimet e qytetarëve siç janë përdorur vitet e fundit —nga buxheti i qeverive— por duke depozituar përqindje analoge nga çdo vend anëtar në institucionin përkatës dhe ky, me radhë, të shpëtojë bankat europiane.

SHJ

30/04/2018 - 16:22

Domethënë, synohet të krijohet një insitutucion për të siguruar (backstop) bankat me hua pa rezultate si Italia dhe vende të tjerë. Kundrohet, në fjalë të tjera, krijimi i një mekanizmi europian për shpëtimin e bankave “nga brenda” (“bail-in”) por jo duke përdorur kursimet e qytetarëve siç janë përdorur vitet e fundit —nga buxheti i qeverive— por duke depozituar përqindje analoge nga çdo vend anëtar në institucionin përkatës dhe ky, me radhë, të shpëtojë bankat europiane. Mirëpo, ndryshe e paraqesin ministrat e nismës përkatëse (Gjermanisë dhe Francës), se ata po përpiqen të sigurojnë kursimet e taksapaguesve dhe si plan duhet të jetë një synim afat-gjatë për projektin e eurozonës dhe jo pjesë e bisedimeve të mbledhjes së udhëheqësve në qershor! Ky institucion do të ketë më shumë pushtet dhe do të japë pará borxh nëse banka dështon dhe rregullatorët vlerësojnë se ndihma urgjente nevojitet për të parandaluar rrënimin e pakontrolluar. Por përtej këtij fakti, ky është një institucion që krijon iluzionin se nuk përdoren kursimet e qytetarëve për të shpëtuar bankat por kursimet e institucionit. Ministrat e vendeve metropole të eurozonës nuk sjellin —me këtë plan— ndonjë risi: thjesht realizojnë këshillën e 14 ekonomistëve ortodoksë të Gjermanisë dhe Francës. Parë nga një qasje ‘përqindjesh’ ose drejtësie ekonomike, Gjermania dhe Franca do të paguajnë më shumë në këtë institucion. Kështu, për shembull, nëse Italia vuan më shumë krahasuar me anëtarët e tjerë, ajo do të shpëtohet kryesisht nga gjermanët dhe francezët, se sa nga italianët. Ky fakt do të krijojë implikime në raport me popujt përkatës, sepse ata nuk do të dëshironin të shpëtonin —edhe një herë— bankat italiane apo të ndonjë anëtari tjetër. Kjo është një arsye pse ministri i financave gjermane kërkon mos ta shtrojë për shqyrtim në afat-shkurtër mes udhëheqësish. Por ta kundrojë me qëllim krijimin e institucionit butë dhe pa reagime popullore. Pas realizimit të këtij institucioni synohet të krijohet bashkimi bankar (“banking union”). Me realizimin e tij, BE-ja dhe Eurozona kompletohen si federatë e shteteve të bashkuara të Evropës së re. Për ta kaluar butë krijimin e tij, strubullarët përdorin argumetin se ai do të kthejë besimin në sistemin financiar të bllokut.  

Disa qendrime:

Ministrat e Financave të Gjermanisë dhe të Francës u zotuan për të përgatitur në kohë për samitin e BE-së të planifikuar për në qershor një plan udhërrëfyes për reformën e eurozonës. Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha: "Ne jemi optimistë që do të jemi të suksesshëm". Njoftimi i përbashkët i ministrave konsiderohet si një arritje e madhe pas rezistencës gjermane ndaj ideve të mëhershme të Presidentit francez Emmanuel Macron për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar në vendet ku përdoret monedha e përbashkët euro.

Dëshirat e Makronit

Makroni dëshironte të krijonte pozicionin e ministrit të Financave të eurozonës dhe të mundësonte marrjen e huave të përbashkëta nga shtetet anëtare. Por më vonë ai hoqi dorë nga këto ide në favor të thellimit të unionit bankar të BE-së.

Rezistenca gjermane

Premtimi për reformimin e eurozonës që përbëhet prej 19 vendesh anëtare u shpall pavarësisht rezistencës së mëparshme nga Berlini lidhur me propozimin e Makronit për bashkimin e burimeve financiare. Shumë anëtarë të parlamentit gjerman besojnë se duket sikur Gjermania do të ofrojë më shumë burime financiare për fqinjët më të varfër - si Italia dhe Greqia - sesa do të marrë nga një fond kolektiv. Berlini ka theksuar gjithashtu se një fond i tillë duhet të lidhet dhe kushtëzohet nga reforma ekonomike.

Ç'do të ndodhë më tej?

"Është absolutisht e rëndësishme që Franca dhe Gjermania të pajtohen për çështjet", tha Scholz. Homologu i tij francez, Bruno Le Maire, tha: "Ne besojmë fuqishëm se ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë një kompromis midis Francës dhe Gjermanisë për takimin e ardhshëm të qershorit". Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha: "Ne duhet të tërhiqemi përtej pozioneve të ngulitura tashmë dhe të gjejmë kompromise".

Ka shpresa që në plan afatgjatë në mbarë BE-në do të zbatohet një skemë sigurim për depozitat bankare, megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se përpara se të ndërmarren hapa të mëtejshme drejt një sigurimi kolektiv duhet të reduktohet rreziku në sektorin bankar. Merkeli është zotuar që ta paraqesë propozimin e përbashkët për një plan reformash së bashku me Francën përpara samitit që do të zhvillohet në Bruksel më 28 qershor. DW  

 

Koalicioni i Merkelit: epoka e re integracioniste dhe inkrimentaliste e Gjermanisë dhe Evropës

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA