...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çfarë “fshehin” elitat kapitaliste dhe marksiste për “8 marsin” - “çlirimin e gruas”?

Për ta emancipuar gruan, elitat shpikën shekullin e kaluar “ditën ndërkombëtare të gruas”: 8 marsin.Kjo e fundit fillon me partinë socialiste amerikane të vitit 1909. Por ishte Shën Petersburgu i vitit 1917-të që shënoi fillimin e “emancipimit” të gruas.

SHJ

06/03/2018 - 09:50

...Për ta emancipuar gruan, elitat shpikën shekullin e kaluar “ditën ndërkombëtare të gruas”: 8 marsin. Kjo e fundit fillon me partinë socialiste amerikane të vitit 1909. Por ishte Shën Petersburgu i vitit 1917-të që shënoi fillimin e “emancipimit” të gruas. Që nga ajo kohë, kjo datë kujtohet me protesta në disa vende dhe në të tjerë, me festa.

Papërputhshmëria e parë e 8 marsit me çlirimin e vërtetë të fermrës dhe gruas është se ajo përmend vetëm ‘gruan’ dhe jo ‘femrën’. Gruaja, ndryshe nga femra, gëzon status social, sepse nënkupton se është martuar. Ndërsa femra lidhet me kategorinë e saj biologjike. Që nënkupton më tej se vetëm ‘gratë’ meritojnë të jenë të ‘lira’! Papërputhshmëria e dytë është se ajo përmend ‘barazinë gjinore’. Kjo lloj ‘barazie’ nuk lidhet me pushtetin, as në familje, as në pushtet elitar as në pushtet popullor. Si e tillë, është abstrakte. Në të vërtetë, elitat kapitaliste e lidhin barazinë me pushtetin elitar kur thonë se qeveria duhet të përbëhet nga një përqindje e barabartë mes burrave dhe grave. Këtë objektiv e kanë realizuar disa vende. Madje dhe qeveria “Rama2” është thuajse e barabartë në këtë lloj “barazie”: shtatë femra/gra dhe tetë burra. Ndërsa elitat marksiste ‘barazinë gjinore’ e lidhin kryesisht me barazinë në vendin e punës.

Por dimë nga teoria dhe praktika se hierarkia shtetërore nuk lejon gjithëpërfshirjen e punëtorëve në vendim-marrje dhe për të njëjtën arsye, puntorët në socializmin marksit nuk i shqyrtonin kurrë vendimet e qeverisë marksiste. Kështu qoftë elitat kapitaliste qoftë elitat marksiste nuk mund ta çlirojnë (në përqindje të ndryshme) femrën/gruan nga dhuna sistemike me qasjen dhe sintezën që kanë krijuar. Elitën marksiste, në të vërtetë, e pengon pikërisht Marksi: sepse qasja e tij është klasore dhe jo pushtetore dhe ontologjike. Ndaj dhe ‘marksistët’ luftojnë për barazi gjinore në vendin e punës dhe jo në pushtetin politik, qoftë ai në nivel shtetëror (siç shprehet shteti modern) apo komunitar. Në këtë kuptim ‘barazia gjinore’ e marksistëve është pjesërisht abstrakte dhe pjesërisht e lidhur me vendin e punës.

Sidoqoftë, kjo ditë synon të nxisë gratë të reflektojnë lidhur me ‘çlirimin’ e tyre. Gjykuar nga partitë komuniste, gruaja ‘çlirohet’ vetëm në nivel ekonomik dhe social: sepse në nivel politik ajo përfshihet shumë pak. Ndërsa partitë kapitaliste e ‘çlirojnë’ vetëm në nivel politik meqënse gratë kanë filluar të përfshihen në shkallë më të madhe në institucione (në disa vend 50-50 dhe në disa, femrat dominojnë institucionet). Por në nivel ekonomik dhe social vazhdon të dominojnë mashkujt.

Qartësisht, femrat s’kanë krijuar ndonjë objektiv të qartë për ta synuar. Dhe kur mungon qartësia – mungon dhe angazhimi. Ky është shkaku kryesor se pse femrat nuk angazhohen në lëvizje feministe dhe më shumë i përshtaten sistemit sesa e kundërshtojnë atë. 

Për më shumë këtu: 

Nga tirania “demokrate” në tiraninë “socialiste”: dhuna sistemike mbi femrën-gruan dhe çlirimi i saj

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA