E vërteta e Kancerit: një kërkim botëror
SHJ
28/03/2017 - 09:06
Në djeni të plotë për gjendjen e rëndë të krijuar në përgjithësi rreth botës dhe veçanërisht në Shqipëri, lidhur me ndotjen e mjedisit dhe për shkaqet e saj, dhe në dijeni të plotë për shkaqet e krijimit të kushteve të mënyrës së jetesës që jeton në njërën anë klasa e lartë dhe e mesme dhe në tjetrën klasa e varfër, dhe për shkaqet e mjerimit të teknologjisë moderne e cila vazhdon të operojë me lëndë fosile, dhe përgjithësisht të mjerimit të filozofisë moderne, ne të “Shqipëriajonë.org”, kemi plotë dashuri për të dihmuar njerëzit në nevojë dhe shkencën, veçanërisht shkencëtarët e anëve tona, që përgjithësisht janë pasivë në studime mjekësore, duke përmbledhur një seri dokumentarësh të realizuar nga një njeri që është nxitur për të ndihmuar njerëzit rreth botës për të njëjtën arsye: sepse ka ndjerë dhimbje kur ka humbur shumë njerëz nga familja e tij nga kanceri. Dokumentarët sjellin gjetjet e fundit që qarkullojnë në qarqet intelektuale të mjekëve. Ne do t’i përbledhim ata dhe do të qëmtojmë gjetjet më të rëndësishme dhe, do t’i publikojmë bashkë me dokumentarët të cilët janë në anglisht (kryesisht në dialektin amerikan). Qëllimi është të shkaktojmë një debat të gjerë publik —me shpresën se nuk do të na çensurojnë, edhe një herë, pronarët dhe çifligartët e masmedias kombëtare, publike dhe private— me qëllim edukimin e popullit.
Dhe me shpresën se përgjatë kësaj faze do të gjenerojmë fonde të mjaftueshme që të bëjmë të mundur publikimin e një përmbledhje tërësore të gjetjeve shkencore në një fashikull të veçantë dhe ta publikojmë bashkë me numrin e fashikullit të parë të gazetës sonë. Për të njëjtën arsye, lutemi që cilido që ka mundësi financiare, të ndihmojë, për të mundësuar publikimin e fashikujve tanë të parë, duke plotësuar punën tonë të vyer dhe duke e çuar më pranë bashkëvuajtësve tanë të vërtetën lidhur e kancerin dhe dhimbjen e madhe që shkakton ai te njerëzit që e përjetojnë. Sot po publikojmë një ‘grimcë’ tejet të vogël shkencore:
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm që shkakton vetë-shkatërrimin e qelizave kanceroze. Ai përfshin tre proteina që mund të modifikohen për të vrarë qeliza që riprodhohen shpejtë ndërsa ato ndahen. Ss më shpejt të ndahen qelizat e kancerit, aq më shpejt dhe më me efiçencë ato do të çrrënjosen. Proteinat mund të vrasin qelizat kanceroze pa dëmtuar qelizat e shëndetshme, dhe i njëjti mekanizëm vepron për tipe të ndryshëm kanceri.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 53 reads