...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Edukimi seksual i fëmijëve i detyruar në Britani por...

SHJ

01/03/2017 - 19:03

Në Britani ka filluar të ushtrohet ‘edukimi’ seksual i detyruar i gjithë fëmijëve –që në moshën katër vjeçare- dhe adoleshentëve në ciklin e mesmë.[1] Për kategorinë e parë –të fëmijëve- ligji nuk përputhet me natyrën ‘aseksuale’ të fëmijës.[2] Si i tillë, ai është tejet problematik. Për kategorinë e dytë, -adoleshentët- praktikat nuk shoqërohen me metodologji shkencore dhe zhvillimin paralel të virtyteve, as në nivel mediatik, as në nivel shoqëror dhe as në nivel politiko-ekonomik. Ajo është një nismë që përqendrohet vetëm në një aspekt: në raport me adoleshentin, filmat pornografikë dhe jetën reale. Si e tillë, ajo është ende problematike. Si pasojë, nuk mungojnë propozime nga disa seksologë se fëmijët duhet të mësohen se ç’janë filmat pronografikë! Ata nisen nga përqindja e lartë e fëmijëve që shikojnë filma ponografikë.

Për shembull, 11% e 9 deri 16 vjeçarëve në Britani kishin parë filma pornografikë në internet dhe 2% kishin parë seks të dhunshëm. Ka edhe fëmijë që kanë parë porno në moshë më të vogël.[3] Mosnjohja e kësaj moshe nga prindërit, dhe veçanërisht moskuptimi i ndryshimeve të dinamikave shoqërore, çoi një gocë 12 vjeç në Rusi të vetëvritet, duke u hedhur nga kati i 14 i një pallati, menjëherë pas grindjes me prindërit, kur ata panë se ajo shikonte filma pronografikë.[4] Si pasojë e kësaj klime, nuk do të ishte e çuditshme që adoleshentët (16-18 vjeç), shpesh, ‘shtrëngojnë’ të dashurat e tyre për seks anal.[5] Në Britani, një studim tjetër,[6]  i cili krahason përqindjen e femrave në përvoja homoseksuale nga mosha 16-44, tregon se përqindja është katërfishuar: nga 4% në vitin 1990-të në 16 për qind në vitin 2012-të. Ndërkohë që përqindja e meshkujve ka qendruar thuajse e njëjtë. Femrat dominojnë meshkujt edhe në krijimin e marrëdhënieve heteroseksuale: 9 marrëdhënie në vitin 1990-91 përkundrejt 4 mashkujt dhe 12 në vitin 2012-të përkundrejt 8 meshkujt.

Lexoni për më shumë, Ylli Përmeti, 'Fëmija, në pështjellimin e elitave moderne'


[1] Sex in the class, BBC 4, 6 Aug 2015.

[2] Sex education to be compulsory in England’s schools, BBC, 01 March 2017. In primary schools, the focus would be on building healthy relationships and staying safe, the Department for Education (DfE) said, while in secondary school it would focus on sex as well as relationships.

[3] We need to talk to children about porn, Justin Hancock, The Guardian, 24 May 2013.

[4] 12yo Russian girl commits suicide after argument over porn use with parents, RT, January 28, 2015.

[5] Anal sex study reveals climate of 'coercion', The Independent, 15 August 2014.

[6] The truth about women and sex, The Independent, 26 November 2013.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA